LAJMI I FUNDIT:

Aksident tragjik, vdes 22-vjeçari

Aksident tragjik, vdes 22-vjeçari

Një 22-vjeçar nga Shkodra humbi jetën të premten në një aksident tragjik, rreth orës 12:45 minuta në lagjen “Tom Kola” të qytetit të Shkodrës.

Viktima, Frenkin Arra, drejtonte një motor kur u përplas nga një automjet me targa ë Malësisë së Madhe, që drejtohej nga një 60-vjeçar, banues në Gruemirë.

Si pasojë e këtij aksidentit u dëmtua edhe një 20-vjeçar, i cili udhëtonte si pasagjer në motorr dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin rajonal, pa rrezik për jetën.

Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e automjetit, Fran Rrukaj dhe materialet në ngarkim të këtij shtetasi do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme./Telegrafi/