LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë, 3 të plagosur

Aksident i rëndë, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi të hënën në qytetin e Beratit ku mbetën të plagosur babë e bir, disa kalimtarë dhe drejtuesi i automjetit.

Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën kryesore dhe të vetme të qytetit të Beratit ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Osum duke marrë përpara dhe duke plagosur dy këmbësorë.

Alfred Merko, 46 vjeç, së bashku me djalin e tij Albano, 22 vjeç, kanë mbetur të plagosur pas përplasjes nga mjeti tip BMW me targa të Beratit, AA 939 C i cili drejtohej nga Aurel Musabelliu, i cili po udhëtonte nga qendra drejt daljes së qytetit.

Policia lokale njoftoi se automjeti ka përfunduar në Osum si pasojë e shpejtësisë.


Plagë të lehta ka marrë edhe drejtuesi i mjetit, ndërsa të plagosurit u transportuan me urgjencë drejt spitalit të qytetit, ku 46 vjeçari mori ndihmën e parë shëndetësore dhe u dërgua për ndihmë më të specializuar drejt spitalit ushtarak në Tiranë.

Drejt vendit të ngjarjes mësohet së mbërritën më pas ekspertët e policisë, të cilët nisën hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti, raportoi ABC News./Telegrafi/