LAJMI I FUNDIT:

AKR: Procesi i filtrimit po funksionon, tek ne kanë vend njerëzit me vlera

AKR: Procesi i filtrimit po funksionon, tek ne kanë vend njerëzit me vlera

Aleanca Kosova e Re përmes një njoftimi për media ka demantuar lajmin për dorëheqjen nga forumi i gruas në degën e saj në Pejë.

“Ashtu siç është i njoftuar opinioni publik AKR-ja është në proces të brendshëm zgjedhor. Në qytetin e Pejës nuk janë mbajtur ende zgjedhjet dhe rrjedhimisht ende nuk ka struktura udhëheqëse. Personat që mund të largohen gjatë procesit zgjedhor i shërbejnë shumë riorganizimit të partisë dhe janë tregues i qartë se tanimë procesi i filtrimit të individëve që angazhohen në parti është duke funksionuar”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se AKR-ja gjatë procesit të saj zgjedhor është duke gjetur një mbështetje të gjerë në gjithë Kosovën. AKR-ja po shihet si e vetmja alternativë për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë politike, ekonomike dhe sociale.