LAJMI I FUNDIT:

AKR ngushëllon familjen Cakolli

AKR ngushëllon familjen Cakolli

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ngushëlluar familjen Cakolli pas lajmit për vdekjen e ish-deputetit nga radhët e kësaj partie, Heset Cakolli.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit dhe ish deputetit të Parlamentit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, z.Heset Cakolli. Përveç veprimtarisë së tij politike në Kosovë, z.Heset Cakolli do të kujtohet edhe si mik i afërt dhe bashkëpunëtor shumëvjeçar i Aleancës Kosova e Re, kontributi i të cilit në aspektin politik dhe në atë social ishte i jashtëzakonshëm”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Me këtë rast Aleanca Kosova e Re, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit, Heset Cakolli, me bindjen që në këto momente të vështira, familja Cakolli do të gjejë kurajë dhe forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe për të gjithë. /Telegrafi/