Drejtuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), kanë thënë të premten se Raporti i Progresit, kësaj radhe ndryshon shumë në aspektin ekonomik. Raporti është i fokusuar në rrjedhojat e qëndrueshmërisë ekonomike, mungesën e reformave që ngadalësojnë procesin e rritjes dhe ulin rolin e qeverisjes efektive ekonomike”, tha kryetari i AKB-së Agim Shashini, në një konferencë për media.
Sipas tij, ky raport paraqet gjendjen reale të ekonomisë së Kosovës dhe vërteton shqetësimet e biznesit vendës, sikur se AKB-ja që ka paraqitë tash e shumë vjet.
Monitorimi i kritereve ekonomike duhet të shikohet në kontekst të rritjes së rolit të qeverisjes ekonomike në procesin e rritjes, që të promovojë zhvillimin ekonomik dhe politik në Kosovë.
Kryetari i AKB-së, dha edhe arsyet pse ndodh ky regres ekonomik, si mungesa e reformave të mirëfillta fiskale, politikat investuese të shtrenjta, rendi dhe ligji i dobët karshi politikës, shërbimet publike të larta, konkurrenca e padrejtë dhe rritja e informalitetit. “Këto kanë bërë që Kosova të ketë një bazë të dobët prodhuese dhe të jetë e paaftë për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare dhe vendore karshi konkurences”, thotë Shahini.
Sipas tij Kosova, ka një bazë të dobët prodhuese dhe e paaftë për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare me këtë forcë prodhuese dhe konkurruese dhe pa reforma fiskale.
Sundimi i ligjit dhe mungesa e politikave konkurruese vazhdojnë të jenë një pengesë shumë e madhe për ekonominë e vendit, përpjekjet e vazhdueshme të sektorit privat për të zhvilluar konkurrencë të drejtë dhe ekonomi të qëndrueshëm mbete mjaft sfiduese. “Raporti paraqet mjaft qartë mos marrëveshje për politikat ekonomike në mes të koalicionit qeverisës dhe opozitës për procesin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe ngecjes ekonomike që kanë çuar në bllokim dymujor të Kuvendit dhe në ikjen e investitorëve të ndryshëm, si dhe ka ndikuar në shtyrjen e aprovimit të buxhetit”, tha Agim Shahini.
Ai shtoi më tej se në përgjithësi, puna për zhvillimin e ekonomisë së orientuar nga tregjet është ngadalësuar dhe qasja e gabuar e politikave ekonomike ka ndikuar në dobësimin e fuqisë konkurruese dhe interesimin e investitorëve për të ardhmen në Kosovë.
Sipas kryetarit të AKB-së, baza prodhuese ka mbetur shumë e dobët dhe e paaftë për të konkurruar me tregjet e BE-së. Ndërsa ajo bashkë me infrastrukturën e dobët, sidomos në sektorin e energjisë, ambientit të papërshtatshëm për të bërë biznes dhe fuqisë së papërgatitur punëtore kanë bërë që të mos krijohen vende të mjaftueshme të punës. GDP-ja për kokë banori në vitin 2013 ka mbërritur në 2800 euro dhe me vogla në EU.
Shahini, tregoi se papunësia ka shënuar rënie, mirëpo ende është më e larta në Evropë. Numri i përgjithshëm i njerëzve që kërkojnë punë është rritur për 3.1 për qind gjatë vitit 2013 dhe për 1.5 për qind deri në qershor të këtij vitit.
Edhe sektori i energjisë vazhdon të ballafaqohet me probleme, përkundër faktit që është shënuar një progres i lehtë, veçanërisht në marrëdhëniet me Serbinë. Stabiliteti i furnizimit me energji është rritur dhe ndërprerjet e energjisë janë dukshëm më të rralla. E metë është fakti që as strategjia e qeverisë për energji në periudhën 2013-22 e as plani i veprimit 2014-16, nuk janë miratuar në Kuvend. Humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes kanë shënuar rënie, megjithatë, ende mbesin në nivel shumë të lartë – 31 për qind.
“Buxheti për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare është rritur për 12 për qind në vitin 2014, mirëpo ende është i pamjaftueshëm për mirëmbajtjen sistematike dhe periodike”, tha kryetari i AKB-së Agim Shahini.
Sipas tij shqetësimet e shumta që kanë pasur ndër vite bizneset dhe ABK-ja i ka vërtetuar edhe “Raporti i Progresit”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BQK miraton Udhëzuesin për Regjistrin e Kredive në Kosovë
Ministri i Financave të Ugandës vizitoi Shtëpinë e Kosovës në Davos, mirëpritet nga Rizvanolli
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Trump njoftoi tarifat e BE-së dhe Kinës - kështu kanë reaguar bursat
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!