Mos fiskalizimi i bizneseve të ndërtimit, naftës dhe shërbimeve ka bërë që bizneset e fiskalizuara të jenë të pa barabartë në treg. Prolongimi i këtij procesi nga Qeveria është shqetësuese për përfaqësuesit e komunitetit të biznesit. Për këto brenga sot Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), ka organizuar një konferencë ku ka kërkuar që sa më parë Qeveria të zgjedh këtë çështje me kërkesën që të gjitha bizneset të fiskalizohen.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se janë më shumë se 20 mijë biznese që janë fiskalizuar por janë edhe 20 mijë të tjera që ende nuk janë fiskalizuar. Kjo sipas tij është e padrejtë.
“Më shumë se 20 mijë arka fiskale deri më sot janë shpërndarë në Kosovë dhe ka shkuar në dilema të mëdha dhe me tendosje të ndryshme. Por kanë mbetur po aq biznese të cilat ende nuk janë të fiskalizuara dhe sektorët të cilët janë të pa fiskalizuara mbeten ende sektorët e ndërtimtarisë, sektorët e shërbimeve dhe sektorët e derivateve të ndryshëm të naftës . Kjo po e krijon një pabarazi të madhe kundrejt atyre që janë të fiskalizuar. Me të drejtë bizneset aktuale që kanë paguar këto arka fiskale ankohen se shteti a duhet t’i trajton të gjitha bizneset të barabarta dhe përgjigj a është se në këtë rast shteti po toleron disa biznese të cilat në mënyrë tjetër të pandërgjegjshme i refuzojnë fiskalizimin tash e një kohë të gjatë”, tha Shahini.
Ai ka thënë se informaliteti në vend është rrit nga 35 në 38 për qind që në vlerë është 1 miliard e 700 milionë euro.
Ndërsa, Driton Rrahmani, përfaqësues nga kompania “Elkos Group”,ka bërë apel tek institucionet që të merren masa në këtë drejtim .
“Kisha kërkuar dhe kisha apeluar edhe prej Aleancës Kosovare të Biznesit të bëjë presion më tepër te institucionet përkatëse që janë kompetent për çështjen e fiskalizimit. Është çështja edhe ata të cilët janë fiskalizuar që mos merret si detyrë e kryer e tij fiskalizimi vetëm pse ai e ka blerë aparatin fiskalizues edhe ai mbetet nën sirtarin e tij po a i të hyj në përdorim të kontrollohet . Do të thotë se nëse ai lëshon ose nuk lëshon kuponë fiskal përgjatë punës dhe detyrës edhe shitjes që bënë…Unë konsideroj që informaliteti në treg nëse nuk është rrit edhe nuk lëshohen kuponët fiskal pse ka rënë “, tha Rrahmanaj.
Po ashtu, në këtë konferencë pjesëmarrës ishte edhe Shkelzim Murtezi, president i Asociacionit për Mbështetje e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, i cili ka paraqitur disa brenga lidhur me propozimet e Qeverisë për ligjin e TVSH-së, e që sipas tij ka vërejtje tek disa propozime që kanë të bëjnë me atë se cili person duhet të jetë i tatueshëm dhe për disidenten.
“Ne mendojmë që ligji duhet të jetë ashtu siç është. Që personi i tatueshëm të konsiderohet vetëm ai në Kosovë dhe vetëm aktivitete në Republikën e Kosovës të konsiderohen të tatueshëm, ndër të tjera na e shohim si jo profesionale dhe si shumë të dëmtueshëm në procesin e zhvillimit ekonomik nëse na aplikojmë tarifën e disidentes 10 për qind. Kjo do t’i bie që tatimi në fitim faktikisht po rritet në 20 për qind dhe kështu nuk kemi argument ejani të investoni këtu në Republikën e Kosovë dhe na bënë punën tonë shumë më të vështirë me i mbështet ndërmarrjet por edhe me i sjell investitorët këtu”, tha Murtezi.
Ai ka thënë se shteti planifikon që mos t’i merr më për konsideratë shpenzimet të cilat i bënë ndërmarrja për punëtorët siç janë shujtat për punëtorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë