Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, po qëndron në një vizitë zyrtare në Slloveni me qëllim të promovimit të vlerave ekonomike të shtetit të Kosovës.
Kjo vizitë po realizohet në kuadër të projektit tradicional: “Javët e Biznesit Kosovar”, i cili sivjet po realizohet edhe në shtete të ndryshme nëpër Evropë e gjetiu.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, në konventën e energjisë alternative për Ballkanin Perëndimor, para përfaqësuesve nga dymbëdhjetë shtete të ndryshme të rajonit e BE-së, shpalosi pakon lidhur me mundësitë e investimeve në këtë sektor dhe sektorët tjerë në vendin tonë, me sloganin: “Kosova shtet i artë për investime”, ku dhe prezantoi potencialet ekonomike dhe legjislacionin që ofron Kosova për bërë të biznesit.
“Raporti i Bankës Botërore, ishte argument i prezantuar, i cili rendit Kosovën për ‘Të bërë Biznes’ në shkallë shumë të mirë apo e ka ngritur në njëmbëdhjetë vende në pozitë më lartë se në vitin paraprak dhe kjo tregon më së miri për mjedisin, reformat dhe për progresin e Kosovës”, tha Shahini.
Kryetari i AKB-së, i ftoi investitorët jo vetëm të këtyre shteteve, por edhe vendeve tjera që të vizitojnë Kosovën dhe të njihen më për së afërmi me potencialet dhe mundësitë që ofron Kosova për të ngritur sidomos sektorin e prodhimit dhe shërbimeve. “Forcat e policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it janë këta bashkëqytetarë të juaj që ofrojnë për ne dhe për ju më shumë siguri se në secilin vend të rajonit”, tha kreu i AKB-së.
Agim Shahini, përmendi edhe vështirësitë e lëvizjes së lirë të qytetarëve për shkak të regjimit të vizave që Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi i vetëm në rajon që nuk e gëzon këtë të drejtë sikur qytetarët e tjerë. Ai kërkoi që bizneset të ndikojnë në institucionet e shteteve të tyre që këtë proces ta përfundojnë sa më shpejt në favor të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.
Në këtë takim në Slloveni, po marrin pjesë përfaqësuesit nga Gjermania, Franca, Italia, Norvegjia, Kroacia, Serbia, Estonia, Mali i Zi, Sllovakia, Bosnja, Polonia, të cilët u fascinuan me ofertën për investime në sektorin e prodhimit në Kosovë.
Nga të pranishmit pati shumë interesime rreth gjendjes politike, mos funksionimit të institucioneve të paszgjedhjeve dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik, por edhe për politikat fiskale që ofron Kosova për investime.
Përgjigjet ishin shumë të thukëta dhe kuptim plote, duke e ndarë politikën nga ekonomia dhe duke ofruar siguri për investime të huaja, por edhe siguri për lëvizjen e lirë të investitorëve të huaj në Kosovë.
Sipas Shahinit, ngërçet politike janë të pranishme edhe në vendet më demokratike në BE dhe kjo nuk pengon iniciativat e sektorit privat e sidomos atyre investitorëve që kanë projekte konkrete për investime.
Tomazh Smrkolj, nikoqir i takimit, tha se që një kohë të gjatë ka hulumtuar politikat fiskale në vendet e Ballkanit perëndimor, por politikat e Kosovës tha se e kanë impresionuar për të ardhur e investuar atje. Kjo sipas tij ishte shumë bindës edhe për të tjerët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!