Ai që të hip lartë tu këndua, të zbret poshtë tu gjëmua!?
Pas një ndërhyrje “sui generis” policore të një misioni “sui generis “ ndërkombëtar të quajtur EULEX, në një ministri të një shteti “sui generis” të quajtur Kosovë, tani e tutje, vërtetë do të ishte qesharake dhe groteske që, përfaqësuesit tanë më të lartë politik të vendit tonë, të dalin më në publik me ato vlerësime si gjer më tani standarde dhe shabllonistike se, Kosova është shtet i “pavarur” dhe “sovran”!
Pa marrë parasysh faktet ekzistuese dhe mosegzistuese për dyshimet e bazuara apo të pabazuara për keqpërdorime dhe korrupsion në këtë dikaster tejet të rëndësishëm ministror të shtetit të Kosovës, ky rast, i shikuar nga një perspektiv më ndryshe, përveç kënaqjes së drejtësisë në dukje, si porosi, mbase e ka edhe një prapavijë tjetër domethënëse që në zhargonin tonë popullor do të nënkuptonte: “Kur një i huaj të hyp lartë tuj këndue, të zbret poshtë tuj gjëmue”.
Meqë, për tërë këtë aferë të ashtuquajtur “Lima”, tani për tani, nuk kemi ndonjë qëndrim zyrtar të institucioneve tona më të larta “sui generis” shtetërore, nuk do të ishte e preferueshme që, ne të tjerët, në këtë rast me postin më të pacenueshëm nga askush të qytetarit privat, të japim çfarëdo vlerësime meritore.
Andaj, në vazhdim të këtij artikulli, si kujtesë metaforike, do të shërbehem me dy shembuj konkret, ama edhe paradoksal në mes veti, që si burim e kanë filozofinë më të pashtershme të mençurisë dhe urtësisë së përgjithshme të quajtur popull:
Rasti 1: EULEX-i dhe mixha Dil
Gjurmëve të thjeshtësisë tradicionale të filozofisë tonë të treguar përmes individëve popullor, do ta prezantoj mixhën Dil, plakun më të moshuar të lagjes sime, i cili, thellësinë e pleqërisë së vetë, zakonisht e kalon me moshatarët e vet duke lozur “shesh-besh” me guralecë, në ambientet e bukura të parkut të qytetit.
Këto ditë pranvere, qëllimisht e takova në vendin e tij të preferuar të ndejës. Aty ishte së bashku me një bashkëmoshatar të vetë. Posa u përshëndeta ngrohtësisht duke shkëmbyer mes veti ato pyetje të zakonshme rutinore, “qysh jeni”, “si jeni”, menjëherë e pyeta rreth qëllimit tim të takimit:
– “E, po, mixha Dil, si e komenton ti këtë punën me EULEX-in në përgjithësi?
-“Paqedashëja dhe trimëria duhet ta lartësojnë këtë popull, ndërsa largpamësia dhe gjeturia në këto situata të vështira historike, do ta shpëtojnë atë. I forti, biro, nuk i lutet Zotit, e Zoti kurrë nuk e donë forcën”- vazhdoi më tej mixha Dil – “Logjikën e kësaj pune, kurrë mos e kërko duke u mbështetur në moralin e parimeve të drejtësisë hyjnore, por trajtoje atë si raport i forcës, të cilën nuk e do as Zoti.
Me të ardhur dikush në shtëpi dhe me të kontrollua kush hyn e kush del te dera e jote (kufirin), apo me të mësua se si do ta pleqërosh drejtësinë me robër e tu të familjes (gjykatat), kjo ka një emër tjetër, biri im, e jo ndihmë e miqësi, qysh po na thonë këta politikanë tanë.
– “Por, sipas teje, si duhet me e bitisë këtë punë, mixha Dil?” – e pyeta në vazhdim.
– Me paqedashësi po se po, por edhe me trimëri, biri im. Me gjeturi në situata, patjetër, por edhe me largpamësi, sepse shtëpinë, s’e mbajnë trarët, por njerëzit. Andaj, ne për me arrit këtë shkathtësi të urtë vepruese, do si do, na vyejnë politikan të aftë. Njerëz të duhur në vende të duhura. E, sikurse po vërej unë, ne sot në Kosovë kemi tre biçim politikanësh: politikan të vërtetë, gjysmë-politikanë, ose hiq-politikanë. Politikani i vërtetë është ai që ka qëndrimin e vet dhe këshillohet me të tjerët; gjysmë – politikanë është ai që ka qëndrimin e vet por nuk këshillohet me të tjerët, ndërsa hiq-politikanë është ai që kurrë nuk ka qëndrim të vetin dhe gjithmonë i dëgjon vetëm të tjerët. Nga këto tri kategori, qëlloja vetë se te ne në Kosovë, çfarë biçim politikanësh kemi”?
-“A ke fëmijë, o dashamirë? – ndërhyri papritmas në këtë bisedë shoqëruesi dhe bashkëlojtari në “shesh-besh” i mixhës Dil.
– “Po, 3”!- i thash.
– “Me ymër të kofshin”! – uroi nga zemra plaku. “Por si të thërrasin ata ty, o birë”?
– “Babë” – ju përgjigja duke shprehur habi në vete për këtë pyetje.
– “E, a e di ti, pse ata të thërrasin ashtu?
– “Paj…”??!
– “Sepse ja u ke “shkër…nënën…”! Ma merr mendja se po e kupton ku po ta qes me këtë mesele? – mu përgjigj duke qeshur me ironi plaku. “Vetëm shiko se çka po ju bën Serbia këtyre?! E ata?! Në vend që ta dënojnë, veç po e shpërblejnë atë…!!?
Rasti II : Albini dhe esnafi prizrenas
Më kujtohet mirë një takim të mbajtur në fillim të vitit 2007 që e pata me Albinin dhe disa intelektual dhe qytetar me ndikim të Prizrenit. Ishte koha para demonstratave të përgjakshme të 10 Shkurtit. U tubuam në një restauruat i cili qe mbushur përplot me bashkëqytetarë të mi të cilët me vëmendje dëgjonin prezantimin e tij karizmatik për dëmet e mëdha politike që do t’i kemi ne si popull nga decentralizimi, nga zonat e mbrojtura për kishat ortodokse serbe në Kosovë, etj.
Pas prezantimit të suksesshëm të temës, pasoi diskutimi entuziast i të gjithë të pranishmëve në këtë tubim. Desha ta marr fjalën edhe unë, por ngurova, sepse isha i mahnitur me qëndrimet tejet konstruktive të tyre. Krejt në fund, nuk u përmbajta dhe fola, por jo në lidhje me temën. Pasi të gjithë të pranishmit i njihja mirë, vendosa të bëjë një shaka në llogari të tyre. Në llogari të bindjes së përgjithshme që mbisundonte në përgjithësi për pasivitetin politik të prizrenasve. Si shenjë që ta kuptoj se këtë që do ta them, e kam për mahi, ju drejtova Albinit me buzëqeshje:
– “Derisa po e vërej, Albin, se si sot, me plotë entuziazëm, të përkrahin këta prizrenasit e mi, tek tani jam i sigurt se ideali i Vetëvendosjes patjetër do të fitoj”
Pasuan qeshjet, por, nga të pranishmit, pat edhe të tillë që ishin ndjerë të ngacmuar me këtë ironi. Posa përfundoi mbledhja formale, si me padurim, njeri prej tyre, mu drejtua në dalje:
– “Prizreni dhe prizrenasit gjithnjë gjatë historisë e kanë parandjerë ofrimin e çastit të rrezikut kombëtar dhe në momentin e duhur kanë reaguar në harmoni me këtë ndjenë të tyre. Mbaje në mend edhe ti: tani e ardhmja e Kosovës është vërtetë në rrezik dhe ne si prizrenas po e ndjejmë këtë…po e shoh se ky djalë është tepër i guximshëm, por, më dhimbset, sepse gjatë do të jetë i persekutuar dhe shpejt do të burgoset”.
Si u pa në vonë, ishte ky një parashikim i qëlluar i tij. Profecia e bashkëqytetarit tim u realizua. Pas demonstratave të përgjakshme të 10 Shkurtit, Albini burgoset. Por, “sillu e pështillu”, ironia deshi që si i burgosur, pas një kohe, të jetë i strehuar mu në qytetin e këtij “profeti” enigmatik.
Pasi e njihja mirë këtë njeri, nuk më ndehej pa e takuar. U drejtova ta kërkoj në dyqanin e tij zejtar. Kur më pa nga larg se i ofrohesha, filloj të buzëqeshi. Në atë moment, ende as pa u përshëndetur së bashku, pranë nesh, nën sigurimin e fortë dhe zhurmën e sirenave të automjeteve të policisë, kaluan disa “xhipa të zi” të politikanëve tanë të lartë shtetëror që atëbotë e kishin vizituar Prizrenin.
Ai vetëm tregoi me gisht kah kolona e automjeteve luksoze dhe ende pa e pyetur asgjë, mu përgjigj:
– “Edhe pse Albini është në burg, ne dhe ai tashti duhet të jemi krenar, sepse, shpejtë do të jetë e kundërta: këta që kaluan me “XHIPA”, përsëri do të përcillen me polici, por, herën tjetër, marshuta e tyre do të jetë në drejtim të asaj ndërtese ku është sot Albini. E Albinin?…atë do ta kemi këtu pranë nesh. Aty ku e ka vendin. Në krye të popullit të vetë qe e do dhe e ka dashur përherë” …
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin