Ka kohë që në jetën tonë shoqërore e politike na bëhen tema qendrore, ato që nuk do të ishin të tilla. Pa dyshim që e gjithë kjo bëhet për t’ju ikur problemeve kryesore të vendit e të njerëzve tanë. Dhe, nuk mund të jetë ndryshe në një shoqëri, ku edhe për çështjet më madhore nuk vlerësohen veprimet konkrete, por edhe punët më të pista të jetës politike mbulohen me deklarime të një patriotizmi deklarativ për të mos thënë banal?! A ju kujtohet se si njëra nga datat kryesore te UÇK-së, është e fjalëve e jo e pushkëve të Lirisë?! Ky ishte vetëm një digresion.
Pas Gjykatës Speciale e cila, dorën në zemër, nuk është problem i vogël politik e pastaj listave se kush mund të ishin të ndjekurit nga ajo gjykatë, tani në rend të ditës ka ardhur Asociacioni i Komunave serbe. As kjo çështje nuk është problem i vogël politik, por pasojat e plota të tij do të dihen më vonë. Që të dy këto probleme e kanë një histori gati pesëvjeçare. Më konkretisht, e para fillin e ka të Raporti i Dick Martit të miratuar nga KE, ndërsa e dyta me fillimin e Bisedimeve “teknike” me ndërmjetësimin e Brukselit. Që në fillimin e tyre, me asnjërën nga këto çështje, politika e jonë nuk është marrë seriozisht, madje as nuk ka zhvilluar një debat serioz, fatkeqësisht jo vetëm për këto dy çështje.
Të dalim aty edhe për ku u nisa, të “Zajednica” e komunave serbe, te Asociacioni i komunave. Këtu natyrshëm shtrohet pyetja: Nëse Asociacioni nuk do të kishte kompetenca ekzekutive, cila do të ishte arsyeja të bisedohet në Bruksel kur kjo çështje është biseduar në Vjenë, e cila çështje është e sqaruar mirë në Dokumentin e presidentit Ahtisari? Ne e kemi një asociacion të komunave të përshkruar në ligje dhe Kushtetutë! Konsideroj që problemi nuk është vetëm ke asociacioni, por te e tërë (Mos)Marrëveshja e 19 prillit 2013 dhe miratimi i saj në Kuvend me ma tepër se 80 vota të deputetëve të Kuvendit tonë. Pra, problem nuk është Asociacioni, problemi është te ata që e hapën Dokumentin gjithëpërfshirës për zgjedhjen e statusit politikë të Kosovës të njohur si Dokumenti i presidentit Ahtisari dhe, mbi të gjitha, te hapja e bisedimeve politike me Serbinë për çështjet e brendshme të Kosovës!
Pra, nëse bëjmë një krahasim në mes të bisedimeve të Rambujesë e të Vjenës ku janë biseduar çështjet e “brendshme” të Serbisë, të cilat bisedime natyrshëm e kanë sjellë Pavarësinë e mbikëqyrur (të cilën një herë e hoqëm e sivjet e rikthyem në katror), në bisedimet e Brukselit është biseduar për çështjet e brendshme të Kosovës dhe Kosova nuk mund të ishte fituese. Fitorja e këtyre bisedimeve, fatkeqësisht po i nënshkruhet Serbisë!
Andaj o duhet të merremi me problemin si tërësi ose nuk duhet të merremi fare?! Se (Mos)Marrëveshja e Brukselit do të vazhdojë të hapë edhe tema të tjera, siç janë pasuritë nëntokësore e ujore te Kosovës?! Mbasi mund të flitet edhe për një sovranitet të dyfishtë?! Me këta qeveritarë, që punë e konsiderojnë vetëm punësimin e familjarëve të tyre apo dhënien e tenderëve bijve të tyre, ditë të vështira e presin vendin! Qofsha i gabuar!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

"Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin", Egli zbulon sekretet e produksionit - i tërhiqet vërejtja nga regjia

Gjesti flirton me Olën - i kërkon të flenë së bashku teksa shkëmbejnë puthje në buzë përmes xhamit

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi