Jonuz Salihaj
Po të rritej efektiviteti i sistemit arsimor me deklarata, sigurisht kompetentët e MASHT-it do të shpalleshin kampion.
Ata në vend që të reflektojnë për traumat që po u shkaktojnë nxënësve më të mirë, me mënyrën e menaxhimit të vlerësimit të jashtëm, pa fije turpi e vlerësojnë si shumë të suksesshëm këtë proces.
Bile, pas dështimit të testit të arritshmërisë për klasat e nënta, MAShT nëpërmjet një deklarate e shpalli procesin e vlerësimit si proces teknik dhe bëri thirrje për mos politizim. MAShT paraqet shembullin më eklatant të politizimit dhe partizimit të skajshëm, kurse sa i përket procesit të testimit nuk di a ekziston ndonjë proces më rëndësi më të madhe se sa vlerësimi i të arriturave të fëmijëve në fund të një niveli arsimor.
Madje, kryetari i KShM-së, në vend që të mbaj përgjegjësi konkrete për keqpërdorimet në masë që ndodhën me 4 qershor, e ka vlerësuar si “shumë të suksesshëm” pasi është shprehur shumë i kënaqur me nivelin dhe përgjegjësinë e dëshmuar nga të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces.
Ai bile është i bindur se vetëm në këtë mënyrë, do të arrijmë që ta ngrisim cilësinë e arsimit në Republikën e Kosovës dhe të jemi konkurrentë në tregun e dijes,
Si do të ngritët cilësia e arsimit me një proces krejtësisht antiligjor dhe të korruptuar, me testin i cili brenda pesë minutave shpërndahet në rrjetet sociale.
Madje, përmendet tregu i dijes, si do të konkurrojë Kosova në këtë treg me procese të tilla tërësisht antiligjore duke i diskriminuar nxënësit më të mirë dhe duke inkurajuar shkelësit e ligjit.
Procesi i vlerësimit në vend që të përmirësohet po degradon vazhdimisht, kjo më nuk është fshehtësi për asnjë qytetarë të Kosovës. Z. Guri në vend që të mobilizon Komisionin që e kryeson, për mos përsëritjen e gabimeve për afatin e 18 qershorit, ai lavdëron dhe mobilizon keqpërdoruesit që të vazhdojnë manipulimet edhe në afatin e dytë.
Nëse dështon procesi i administrimit atëherë ka dështuar tërë procesi i vlerësimit.
Nëse merremi me cilësinë e instrumenteve matëse-testeve, atëherë vërejmë shumë anomali me të cilat do të duhej të merrej z. Guri para se të jep deklarata inkurajuese politike.
Nga fillimi i organizimit të këtij vlerësimi janë diskriminuar në mënyrë të vazhduar 60% e maturantëve të Kosovës, ata të shkollave profesionale.
Në takimin e organizuar nga Komisioni Parlamentar për Arsim, në prag të ndryshimit të ligjit për maturën shtetërore, pata rastin të argumentoj diskriminimin e maturantëve të shkollave profesionale.
Qëllim parësor kisha sigurimin me ligj të së paku të një instrumenti matës për çdo lëmi të shkollave profesionale.
Ndodhi më e keqja, ulja e pragut të kalueshmërisë, për ta devalvuar përfundimisht këtë proces, por askush nuk u murr me shkollat profesionale.
Në vend që ligji të ndryshojë në substancë, të krijojë kushte të barabarta për vlerësimin e të gjithë maturantëve , rilegjitimoi diskriminimin e nxënësve të shkollave profesionale.
Komisioni Shtetëror i Maturës do të duhej të sqaroi ku ka parë një model të tillë të grupimit të lëmenjve që nuk kanë lidhje në mes veti si Shëndetësia, Bujqësia dhe Gjeologjia, me lëndë mësimore të përbashkëta, apo lëmenjtë si, Elektroteknika Tekstili dhe Xehetaria, që kanë gjithashtu një test të përbashkët.
Ky është argumenti më bindës që dëshmon se Komisioni Shtetëror i Maturës nuk i ka lexuar fare planprogramet e shkollave profesionale.
Është e drejt e çdo maturanti që të ketë minimum një test për çdo lëmi të punës të shkollave profesionale.
Ekzistojnë 13 lëmenj të punës në shkollat tona profesionale, të cilat komisioni pa të drejtë i ka grupuar në vetëm tre teste.
Ministri i Arsimit, i cili ka emëruar Komisionin Shtetërore të Maturës, duhet të jep përgjegjësi për moskrijimin e kushteve elementare për vlerësimin e këtyre nxënësve, si dhe për menaxhimin katastrofal të këtij procesi. Dorëheqja nuk mjafton.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift
Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite