LAJMI I FUNDIT:

Absurditeti i botës ekzistencialiste

Bota jo që është një mister i pashmangshëm, por dhe e pandryshueshme në thelb. Sepse detyra e saj të shmang përtej realitetit njerëzor ku aktet e drejtësisë paraqiten në kushte të pa efektshme që të errësojnë sytë ngado! Pra, njeriu, jo vetëm se duhet të sfidojë kushtet ekzistencialiste, por dhe i duhet të fusë arsyen e përgjegjësisë përgjatë çdo varshmërie psikike me botën që e rrethon. Duhet të jetë tepër e vështirë për t’u realizuar arsyeja e tij drejt një botëkuptimi njerëzor me synimin e përgjegjshmërisë. Andaj, njeriu është i prirur t’i përshtatet ekzistencës transite, ngase ekzistenca e tij në thelb është transite përballë këtij realiteti të hidhur. Pas një absurdi që na dikton bota ekzistencialite, njeriu mbetet domosdoshmërisht i pafajshëm, mirëpo, ai duhet të fusë një sistem inteligjent që është përvoja e arsyeshme për t’i shquar rastet absurde të botës sipas një veprimi të konceptueshëm psikologjikisht. Përvoja në kësi rastesh është një drejtim i ndërgjegjshëm, por aspak për ta ndryshuar fatin gjer në pamjen thelbësore, domethënë indiferencon veprimet e njeriut për të mos rënë brenda pasojës, e cila mund të të hedh drejt revoltës.

Fatkeqësitë sjellin kushtin e revoltës. Ky absurditet që paraqitet është pasojë e ndërtimit hermetik të botës, që është përcaktuar pa vullnetin dhe dëshirën e njeriut në përshtatje, ku në fakt, njeriu i ditur mund të shpresojë për t’iu përshtatur këtij hermetizimi absurd duke futur sistemin inteligjent te njohjes. Nëse bota nuk do të qe absurde, atëherë njeriu do të ndërtonte me vullnetin e tij një veprim të logjikshëm që vështirë se do të përjetonte rrezikun e madh, duke i sqaruar e interpretuar kushtet ekzistenciale. E meta konkrete është se bota është e krijuar sipas një plani të paramenduar nga një sistem i vullnetit të Zotit, por njeriu erdhi pa vullnetin dhe dëshirën e tij, prandaj këtë vullnet njeriu e trashëgoi nga bota që është paksa absurde shikuar nga veprimi dhe plani i përgjithshëm i ngjarjeve, që thelbësisht mbetet e pandryshueshme. Ka të bëjë me kushtet dhe ligjet e ekzistencës, të cilat nuk i shkojnë përshtatjes së njeriut gjer në thelb. Gjithsesi kjo lirshmëri e njeriut nga ana tjetër e imponon atë të shmangë të pamundurat e botës që janë ligjësitë absurde bazuar nga misteri qeverisës, kështu duke shmangur rregullat e saj që në të vërtetë e bën jetën e tij të ekzistojë i pavarur, pra, jashtë zbrazëtisë shpirtërore; dhe mbi këtë qëllim mjeti i tij kalon në përgjegjshmëri morale. Veprimi i mendjes së tij është i detyruar të ketë nevojën e burimit të aktit të përgjegjshmërisë, ngase pas veprës së tij njerëzore, ai angazhohet për veprimet e tij të cilat janë të sajuara në këtë arenë provokuese, ku ligjet e botës mbeten joshëse për hir të njohjes së tij të zakonshme.

Bota është e pamundur, gati absurde në paramendim psikologjik, prandaj nuk mund ta shmangësh e as ta pranosh si të tillë, aq më pak ta ndryshosh e modifikosh gjer në parimet mistike të rregulluar me ligjin hyjnor të Zotit. Bota si një univers mistik i fshehur pas një misteri të pazakonshëm ndodhet në qëllimet e tij më të larta të mundshme, krahasuar me arsyen dhe virtytin e njeriut. Si rezultat i botës mistike të fshehur pas një misteri të pazakonshëm mbetet peng absurd i njeriut dhe ekzistencës së tij transite.


Ideologjia e njeriut kërkon shpeshherë të vendosë një Praxis philosophie, siç thoshte Karl Marks, por kur bota në thelb është e pandryshueshme atëherë çfarë duhet bërë që ta ndryshosh? Mendimi dhe Praxis philosophie është përpjekur të ndryshojë gjendjen shpirtërore dhe materiale të botës, madje pozitën intelektuale dhe shoqërore të njeriut, por e vërteta qëndron se është e pamundur të ndryshohet bota në thelb, e cila do të shërbente si një e mirë e përgjithshme. Bota, jo vetëm që është absurde, por mbetet mizore dhe cinike! Bota si vullneti drejt forcës është përsëritja e herëpashershme e gabimeve të njeriut duke e bërë të ndikohet nga ligjësitë provokuese të botës, e cila e çon drejt lojës së keqe. E drejta e lirisë njerëzore nga egoja imponuese e njerëzve të rrezikshëm është parë si një pushtet i fuqishëm ndaj tjetrit, prandaj është gati si një trishtim i verbër. Pikërisht, jo se ligjësitë absurde të botës krijojnë paqartësi për njeriun, por këtu kemi të bëjmë edhe me absurditetin e krijuar midis njerëzve, midis ideve, midis vetvetes dhe midis Krijuesit të përjetshëm.

Absurditeti i botës është një lojë e keqe që stimulon të bjerë brenda rrezikut të ekzistencës njerëzore, ku zakonisht ndjenjat e njeriut përgatiten drejt shërbimit të pesimizmit si nxitje kundër vullnetit për jetë. Meqë bota nuk na mëson përtej kufijve të së mirës, por na provon drejt udhës së edukimit për t’u prirur vetë nga mësime e këshilla logjike, mirëpo në të kundërt, ligjet e Zotit janë të prirura ta ndihmojnë njeriun të kuptojë absurditetin e botës duke futur njohjen dhe arsyen. Bota është një përsëritje e vetvetes në vetvete duke vazhduar me një lloj gjuhe të pazakontë zbërthen çdo heshtje mistike me sfondin e forcës. Njeriu i ditur i zhytur në veprimtari të ndryshme jetësore joshet ndaj përpjekjeve për t’u përmbajtur nga çdo rrezik që mund të vijë nga e ardhmja, madje edhe kur të zhytet në absurd, ai do të tentojë të përshtatet, parë nga ky vështrim ai kërkon të mbisundojë të pavërtetën, dhe misterin duke vlerësuar brenda imazhit të vet të vërtetën si besim dhe kurajo për jetë. Bota është një formë e paraqitjes së vullnetit për pushtet, e cila imponon ligjet e saj në bashkëveprimin e ekzistencës së njeriut si një mjet për të qenë gjithnjë në provë materiale dhe shpirtërore Sipas këtij kushti absurd, njeriu është i obliguar që të trashëgojë parimin për pushtet dhe forcë ndërmjet njerëzve, roli i brendshëm i botës është një shprehje e vullnetit absurd, prandaj dhe mendja njerëzore shpeshherë ndodhet në kushte të tilla të provës, që realisht e çojnë në absurditet.

Nuk ka asnjë formë induktive apo deduktive të njohjes gjer në esencë të botës për të shmangur procesin e lëvizjes së botës absurde, por ekziston vetëm përshtatje apo njohje të kufizuar drejt kësaj ekzistence jofatlume. Nganjëherë ne trajtohemi si njerëz indiferent gati për t’u shndërruar në metaforë të trishtë me bindjen kundrejt vetes, sepse ligjet e natyrës të detyrojnë të biesh pre e gjendjeve të tilla. Të ndikohesh nga ekzistenca e kësaj bote është një shndërrim ndaj vlerës kundrejt vetvetes, ku bota është mister, por arsyeja mund të depërtojë në më të fshehtat shkallë të natyrës dhe universit për ta konsideruar të vërtetën si pjesë e domosdoshme të njeriut. Të krijon mendimin se udha drejt ndryshimit të saj është një shprehje e brendshme e absurditetit me përmbajtjen e një thelbi negativ, që është gati e pa mundur të ndryshohet, por sipas trajtimit shkencor, bota është një çështje e forcës, e cila imponohet pa e kuptuar askush. Ngado që ta udhëheqësh mendimin drejt arsyes apo përvojës, absurditeti i botës mbetet një shkak i pakapërcyeshëm i veprimtarisë intelektuale, të menduar në kohë.

Që të mund të jemi syçelë apo ta tejkalojmë paradoksin e botës që na është imponuar pa dëshirën dhe vullnetin tonë, më parë duhet të përdorim mendimin racional që buron nga arsyeja, i cili njëherit e njeh realitetin e kësaj bote të squllët, që i përshtatet një plani të detyrueshëm mbi nevojat tona të përgjithshme. Ta shqyrtosh konceptin e botës është punë e lodhshme, mbase nevojitet arsyeja, përvoja, edukimi, metodat shkencore, mirëpo, pasi ta njohësh, atëherë bota perëndon në vështrimet absurde të njohjes. Bota, si krijim i tërësishëm është i përsosur, ndërsa si njohje intelektuale në lidhje me vullnetin dhe intelektin e njeriut është absurde, ngase ligjet e saj më shumë të imponojnë drejt rregullave të ngurta, që në të shumtën e rasteve janë dështim i planeve të vet njeriut.
Bota duket se ka më shumë sovranitet krahas veprimeve të njeriut, kjo mund të vërtetohet fare lehtë në planet e paramenduara të njeriut, të cilat ndonjëherë hasin në rezistencë, dhe dështojnë fund e krye. Me siguri se ne duhet të jemi thellësisht të bindur se, vetëm bota shpirtërore është mjeti, i cili do të na transmetojë triumfin e fitores. Krahas shpirtit, bota ngushtohet dhe humb sovranitetin ndaj njeriut, sepse shpirti është ekzistenca jonë e përjetshme që është përtej çdo sovraniteti të botës. Një ide drejt përshtatjes shpirtërore, apo një ide drejt njohjes intuitive mund të jetë një udhë e kalueshme nga ky absurditet i botës.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori