1.
Filozofia e së drejtës është tërësi teorish, doktrinash e metodash që në fokus kanë studimin e së drejtës. Shikuar nga perspektiva dogmativiste-normativiste e së drejtës, “e drejtë” është vetëm ajo që është paraparë me dispozita juridike. Madje, juristi austriak Hans Kelsen shkon edhe më larg duke pretenduar se të drejtën e përbëjnë vetëm ato norma që janë të zbatueshme e jo edhe ato që janë formalisht në rendin juridik, por që nuk gjejnë zbatim. Kësaj qasjeje i kundërvihet në mënyrën e vet metoda sociologjike. Sipas saj, në vlerësimin se a është diçka e drejtë apo jo, përveç dispozitave ligjore duhet të merren parasysh edhe rrethanat dhe faktorët socialë.
2.
Abdullah Thaçi ka bërë denoncim me pretendimin se një zyrtar ka kryer një vepër penale. Mirëpo, nuk ia ka qëlluar adresën. Ndoshta nga mosbesimi që ka patur ndaj organeve të hetuesisë apo për ndonjë arsye tjetër që ka mundur të mos jetë në dorë të tij. Ka kohë që s’e kam takuar në Prizren se do ta kisha pyetur për këtë. Sidoqoftë, në bazë të legjislacionit kosovar ai ka bërë shkelje dhe është dënuar me gjobë. Me qasjen normativiste të së drejtës kështu edhe do të duhej të ndodhte.
3.
Deri tash nuk ka kurrfarë tragjedie të drejtësisë. Ajo mund të bëhet nëse procesi i iniciuar nga Abdullahu për aferë korruptive nuk jep rezultate reale dhe të argumentueshme. Metoda sociologjike e vërtetimit të së drejtës e amniston deri në një masë Abdullahun. Ai i ka shërbyer shtetit e shoqërisë; ka pasur kurajën të denoncojë një vepër penale në këtë sistem të brishtë të gjyqësisë. Prandaj, ai edhe mund të konsiderohet si njeri që e do atdheun dhe reflekton qytetari aktive. Mbi të gjitha, ai u dënua për parregullsinë në mënyrën e denoncimit. Kjo s’ka shumë rëndësi.
Abdullah Thaçi duhet të dijë se nuk mbahet mend që në Prizren të jetë përfolur dikush më shumë se ai kohëve të fundit dhe vazhdimisht si personazh që ka fituar admirimin e qytetarit. 5000 mijë euro nuk janë hiçgjë. Guximi i tij doli të jetë më i madh se kjo shifër. Për këtë arsye, prizrenasit nuk do ta lënë keq këtë njeri. Mbi të gjitha është obligim moral.
4.
Si përfundim, vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit për dënimin e Abdullah Thaçit mund të argumentohet si i ligjshëm me dispozitat në fuqi. Por, në anën tjetër, edhe morali shoqëror duhet të dalë në pah. Krahas interpretimit restriktiv të gjykatës (karakteristike në çështjet penale), duhet parë zemërgjerësinë dhe solidaritetin e secilës ndërgjegje të pastër. Më e pakta që mund të bëjë qyteti është t’a sigurojë shumën e gjobës pa e ngarkuar Abdullahun. E gjykata le të vazhdojë me punën për ta vënë në rend drejtësinë gjatë këtij procesi, i cili urojmë që mos t’i ngjajë atij të Franc Kafkës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania