LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku, për rrugën “Sllobodan Millosheviq”: Shteti të tregojë dinjitet, ose të pushojë së quajturi veten shtet

Abdixhiku, për rrugën “Sllobodan Millosheviq”: Shteti të tregojë dinjitet, ose të pushojë së quajturi veten shtet

Analisti Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i bëri thirrje Parlamentit të Republikës dhe gjithë politikanëve shqiptarë, që me ligj të sanksionojnë promovimin e vrasësve. Ai ka thënë se nëse dikush i kishte thënë se në 17-vjetorin e rënies së Adem Jasharit një rrugë në rrethinën e Gjilanit do të bartë emrin e Slobodan Millosheviq, në qafë i kisha mbet.

“Sinqerisht, me m’pas thënë dikush se në 17 vjetorin e rënies së Adem Jasharit një rrugë në rrethinën e Gjilanit do të bartë emrin e Slobodan Millosheviq, në qafë i kisha mbet. Ky gjest që turpësisht vjen nga institucionet lokale të Republikës, teston vet forcën dhe nderin e gjithë Republikës. Para një shëmtie të tillë ky shtet duhet të tregojë dinjitet; ose të pushojë së quajturi veten shtet. Secili promovues e veprues i idesë të mbahet përgjegjës.

Edhe një herë, i bëj thirrje Parlamentit të Republikës dhe gjithë politikanëve shqiptarë, që me ligj të rregullojnë mohimin e luftës, heronjve e dëshmorëve të saj, dhe me ligj të sanksionojnë promovimin e gjenocidbërësve, vrasësve e çnjerëzorëve si këta. Sot nëpër gjithë Evropën promovimi i krimeve të Luftës së Dytë Botërore dhe mohimi i viktimave të saj dënohet me ligjet e penalizimet më të rënda të mundshme. Mbrojtja e dinjitetit është evropianizim”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Siguri
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Kronika e Zezë
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori