Nga mënyra sesi mediat në Ballkan reaguan ndaj lajmit se kryeministri serb Vuçiç u qëllua me gurë në Srebrenicë, mund të kuptosh se çfarë ndjen Ballkani për Srebrenicën. Media serbe, e çoi në qiell alarmin duke folur për sulm të organizuar, rrezik jete, skenar terrori etj. Media boshnjake e pa si një tension të krijuar nga kujtimi i fortë i masakrës dhe u përqendrua më shumë tek gjesti prekës i Hatixhe Mehmedoviqit, e cila i vendosi Vuçiqit, “Lulen e Srebrenicës”, simbolin e gjenocidit serb ndaj boshnjakëve. Media kroate gati e injoroi dhe nuk dha asnjë detaj të besueshëm se dikush tentoi ta qëllonte. Media shqiptare si më indiferente ndaj historisë i dha të gjitha variantet, që nga më të fortat deri tek më të dobëtat.
Por, në këtë histori vlen të shikojmë se çfarë përjetojnë nga Srebrenica serbët dhe çfarë boshnjakët. Serbët, natyrisht që e kanë Srebrenicën turpin e tyre të madh dhe të pashlyer të historisë moderne. Maskara ndaj boshnjakëve në korrik të vitit 1995 ishte fillimi i një lufte me baza të thella fetare dhe etnike në Ballkan, një shfarosje masive e njerëzve me të cilët kishin jetuar bashkë për shekuj të tërë, që ishin martuar dhe kishin fëmijë të përbashkët, që kishin ndërtuar së bashku një shtet iluzionist si Jugosllavia dhe që fare papritur zbuluan anën e tyre më të errët si komb.
U deshën dy dekada që serbët ta pranojnë formalisht krimin. Aleksandër Vuçiq ishte një serb i ri, entuziast për atë masakër 20 vite më parë. Ai ishte një 23 vjeçar patetik, që mendonte se kishte lindur në një epokë kur duhet të ndaheshin hesapet mes myslimanëve dhe ortodoksëve, mes serbëve dhe boshnjakëve, mes katolikëve dhe ortodoksëve, mes kroatëve dhe serbëve, etj.
20 vjet më vonë ai po përballet me iluzionet e errëta të rinisë së tij nacionaliste, si kryeministër i Serbisë dhe duhet të dijë çfarë peshon më shumë në këtë histori. Një gur i qëlluar në adresë të tij, nuk është një histori e këndshme, por është një gjest njerëzor që duhet kuptuar. Përpjekja për ta fryrë atë gjest dhe për ta bërë atë gur të balancojë kokat e prera në Srebrenicë në anën tjetër të peshores, e dëmton më shumë Serbinë.
Ngjarja më e rëndë për Serbinë sot, nuk është guri i adresuar ndaj Vuçiqit, por Hatixhe Mehmedoviçit, e cila i ka vendosur “Lulen e Srebrenicës”, simbolin e gjenocidit. Ajo e ka fyer realisht Serbinë, pasi ajo i ka provuar në emër të viktimave se është gati ta falë hasmin e saj, nëse ai pendohet thellë në rrënjët e asaj historie të rëndë për kombin serb.
Aleksandër Vuçiq natyrisht që e ka një ditë të keqe 11 korrikun, por më të keqe ka përballjen me ofertën për paqe reale nga viktimat. Nëse shikon shtypin serb të gjithë po merren me gurin dhe nëse shikon atë boshnjak po merren me Nënë Hatixhenë. Kjo është një diferencë e fortë mes atyre që duan të ekspozojnë tolerancën dhe ofertën për paqe dhe atyre që duan të viktimizohen, duke barazuar plumbat dhe kokat e prera me një gur pa adresë.
Serbia sot duhet ta kuptojë se në Bosnjë dhe Kosovë, ata mbollën farën e urrejtjes fetare dhe etnike, duke qenë një pararojë e ISIS dy dekada më parë. Nga revanshi fetar dhe etnik i Serbisë ndaj Bosnjës lindën celulat e para të rezistencës fetare në atë vend, duke e kthyer në pelegrinazh të fanatikëve fetarë nga të dy anët. Ata vranë në emër të fesë dhe përkatësisë etnike. Ata përdhunuan në emër të fesë. Ata bën mizori të pashembullta, derisa Perëndimi ua hoqi nga duart të drejtën për të bashkëjetuar me këta popuj të viktimizuar prej tyre.
Sot është mirë, që Serbia ka ndalur dhe përpiqet të reflektoj duke kërkuar të bëhet pjesë e Evropës, por po me kaq guxim duhet të pranojë se vetëm kur ta pranoj të vërtetën, do fillojë të mendojë për paqe. Rrugës për tek e vërteta natyrisht do ketë dhe gurë që fluturojnë mbi kokë, por që paqja të jetë reale, Serbia duhet të pranojë krimin. Përpjekja për të gjetur gjithnjë nga një shkak që të duken si viktima, i bën ata të duken një komb i pashëruar nga urrejtja. Një komb që nuk e kupton ende, se boshnjakët nuk i kanë fyer duke i gjuajtur me gurë, por duke u varur “Lulen e Srebrenicës” në gjoksin e kryeministrit, i cili vet, dikur ëndërronte të merrte dekorata lufte për këto krime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![Çfarë do të thotë për Kinën, shtytja e Trumpit për paqe në Ukrainë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Simone-McCarthy-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë për Kinën, shtytja e Trumpit për paqe në Ukrainë?
![Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-780x439.jpg)
Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan
![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-780x439.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm me një kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-21-780x439.jpg)
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm me një kusht
![“Edhe djali im 12 vjeç e di historinë e Holokaustit”, Gerta 'godet' Valbonën: Nuk e di kush të ka futur në televizion ty](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gerta-1-780x439.png)
“Edhe djali im 12 vjeç e di historinë e Holokaustit”, Gerta 'godet' Valbonën: Nuk e di kush të ka futur në televizion ty
![Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-9-780x439.png)
Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin
![Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-20-780x439.jpg)
Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara