LAJMI I FUNDIT:

A po e humbin shqiptarët imunitetin kombëtar?

Një shtet a komb, e përbëjnë tërësia territoriale dhe bota e tij shpirtërore. Ndryshe, çdo komb a shtet ka integritetin e tij territorial dhe atë shpirtëror, dy kategori të cilat s’bëjnë pa njëra tjetrën. Andaj, ashtu siç nuk guxohet dhe nuk duhet lejohet të cenohet integriteti i asnjë shteti, po ashtu nuk guxohet të preket imuniteti shpirtëror i asnjë kombi a shteti. Sepse ky imunitet, është forca që i vë në lëvizje gjitha damarët e kombit. Sulmet, përbuzja dhe përbaltja e figurave të shënuara kombëtare, është tendencë e rrezikshme që e vë në rrezik imunitetin e kombit tonë. Andaj, përballë kësaj gjendje të rrezikshme, duhet reflektuar drejtë dhe qartë, pa hamendje dhe ashtu siç parapërcakton nevoja për ta mbrojtur kombin dhe figurat e shenjta të tij, nga sulmet e ndryshme.

Kur preket imuniteti shpirtëror i një shteti, atëherë rreziku për ta cenuar tërësinë e tij, integritetin e tij, është shumë i lehtë. Kjo për faktin se vetëm ky imuniteti shpirtëror, i bën kombet dhe shtetet të jenë të bashkuar dhe unik përballë sfidave. Madje, është ky imunitet dhe kjo nevojë psikologjike e kombeve, ajo domosdoja që i motivon qytetarët e saj ta mbrojnë tërësinë territoriale të tij. Çdo komb, që dëshiron të gjallojë dhe të qëndroj stoik përballë të papriturave, e ruan të paprekshme kujtesën historike, historinë dhe heronjtë, e mbi të gjitha, ka masa preventive, që ta ruaj imunitetin shpirtëror kombëtar.

Si kurrë më parë, në kohën kur shqiptarët jetojnë si asnjëherë më parë të lirë, imuniteti kombëtar po ndjehet i kërcënuar. Ai, çdo ditë e më shumë po lëndohet, tani nga brenda, pikësëpari nëpërmjet tendencave të orkestruara dhe tejet të rrezikshme, që synojnë të cenojnë integritetin e figurave kombëtare, të proveniencës së caktuar. A është lufta e ndytë politike kundër pjesës më vitale dhe më të madhe të figurave të ndritshme kombëtare, përpjekje për ta shkatërruar imunitetin kombëtar? Përgjigja pa hamendje është po. A duhet lejuar shqiptarët një gjë të tillë? Pa hamendje, jo.


E kjo shtron pyetjen tjetër, a munden shqiptarët ta ruajnë të shëndetshëm imunitetin kombëtar, nëse ata lejojnë që të anatemohen figurat e ndritshme historike, mbi të cilat rrojë kombi ynë, si Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Ernest Koliqi, Mit’hat Frashëri, Ismail Kadare, Nënë Tereza, Ibrahim Rugova, e shume e shumë figura tjera. Përgjigja pa asnjë mëdyshje, prapë është jo e madhe. Kjo për faktin se në këto figura është thandruar historia dhe kujtesa jonë kombëtare. Andaj përpjekja për ta tjetërsuar atë, është e dështuar.

Ka një kohë të gjatë që shfaqen hapur apetitet çoroditëse të disa grupeve religjioze në trojet shqiptare, që kërkojnë të tjetërsohet historia, pse dikujt ju paska tekur turqit t’i shohin vëllezër, ndërsa shqiptarët ateist, katolik, protestan dhe ortodoks, si të huaj. Ky soj diskursi, kohëve të fundit, i dalë në sipërfaqe lakuriq, realisht është rreziku më i madh për imunitetin tonë kombëtar, i cili ka bashkëjetuar dhe ekzistuar, vetëm duke qenë i tillë çfarë e njeh historia.

Në emër të një doktrine të verbër ideologjike, që fryn nga erërat e këqija, tek ne, ka filluar të sulmohet heroi ynë kombëtar, Skënderbeu, anatemohet korifeu i kulturës dhe letërsisë shqipe, Pjetër Bogdanin, gjuhet shigjeta helmesh kundër Gjergj Fishtës dhe Anton Harapit, vjellët vrerë urrejtje kundër Faik Konicës, Mit’hat Frashërit, Fan Nolit, urrehet pamëshirshëm dhe përbuzet Nënë Tereza, ekskomunikohet dhe përjashtohet Ismail Kadare, stigmatizohet Ibrahim Rugova, e kush jo tjetër.

Përballë këtyre hordhive, shteti duhet të veproj, ashtu siç vepron në çdo shoqëri, ngase përbaltja e figurave të ndritshme kombëtare, është kërcënim serioz i integritetit të tij. Edhe në këto ditë vape e pushimesh, bisedat e bezdisshme për politikën dhe për fatin e kombit, janë të paevitueshme. Kudo dhe nga çdo kush. Kjo domethënë se ne ende nuk kemi tejkaluar fazën e embrionale të aftësisë për ta ruajtur të paprekur dhe të shenjtë identitetin kombëtar. Shqiptarët, historikisht ka ndodhur që të bashkohen në kohë të vështira, ndërsa tani në liri, janë të përçarë, si është më së keqi. E ndarjet janë shumë të thella. Për më tepër, ato janë historike, politike, fetare dhe çfarë jo tjetra. E gjithë kjo dëshmon për një gjendje të stërngarkuar, në të cilën duhet vepruar dhe reaguar me shumë maturi, me qëllimin më të mirë, të ruhet substanca kombëtare dhe imuniteti kombëtar i paprekur.

Shpjegimet e lehta për këtë që po ndodh janë të pamundshme. Ato të përimta, të orientojnë nëpër histori, ku kërkohen zakonisht shkaktarët e kësaj gjendje. Kjo arsye, çdo njeri racional e shtytë të bëjë analiza të thella dhe krahasimtare, në mënyrë që të arrij në konkludime të caktuara. Në të kaluarën shqiptare, ka pasur debate të shumta për plagët shqiptare. Madje, në kohën kur u bë Shqipëria, por lypsej bëheshin shqiptarët, u organizuan shqiptarët brenda rrymave dhe lëvizjeve të ndryshme shoqërore, me një qëllim, të hiqej ndryshku, prapambeturia dhe injoranca, plagë këto që kishin lënë pushtuesit dhe të organizohej kaosi i brendshëm kombëtar. Ishin këto vitet e arta, kur u bisedua shumë për nevojën që shqiptarët të kenë një identitet unik, pa nevoja për mbishtresa të ardhura dhunshme. E gjithë kjo çojë te nevoja e çlirimit nga e keqja, e për të cilën temë pata shkruar para disa kohe.

Sot, krizat e identitetit shqiptar shpërfaqën hapur. Madje shohim se nën petkun e një fetarizmi që pretendon të bëhet model politikë e ideologjik, reduktohen tiparet dhe shenjëzimet që identifikuan dhe identifikojnë shqiptarët si komb me identitet të caktuar dhe qartësisht të njohur evropian. A ka nevoje shqiptarët të çlirohen nga e keqja? Edhe naivet më të mëdhenj dhe patriotët e dalldisur, e kuptojnë se kombi shqiptar është në rrezik. Ai, nuk është unik, as në raport me historinë, as në raport me të tashmen dhe çka është më e rrezikshmja, as në raport me të ardhmen. Kjo është një dëshmi se përballë tij ka sfida të shumëfishta, por një nga ato më të rrezikshmet mbetet humbja e imunitetit kombëtar. Kjo ka bë që në ambientet tona, duke filluar nga familja e deri tek institucionet më të larta shoqërore, të shohim gjithfarë përzierjesh kulturash, përpos atyre shqiptare.

Një mik i imi, i zhgënjyer tej mase me zhvillimet shoqërore, më thotë tej mase i tronditur, si t’ia bëjmë të jemi pas robërive të gjata, vetëm shqiptar? I trishtuar numëron ankthet e të qenit shqiptar, në një shoqëri ku filozofia e “duam babën” synon të merr timonin e drejtimit të shoqërisë, nën trysnin e fshehur të identifikimit të shqiptarëve të islamizuar me otomanët e dikurshëm, pra turqit e sotëm. Në rrethana të tilla, kur krizat e identitetit shqiptar shpërfaqën gjithnjë e më shumë, shqiptarët kanë filluar preferencat personale fetare, t’i kthejnë në modele kombëtare. Kjo është një tendencë e rrezikshme, që ngacmon imunitetin kombëtar, atë imunitet të domosdoshëm për të cilin nëpër gjitha kohët u bë shumë dhe u investua pamasë.

Në trend

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori