A po asimilohet populli shumicë në Kosovë?
Vendimi i fundit i Kuvendit Komunal të Prizrenit për ta larguar logon e saj, në të cilën gjendej shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, flet qartë për krizën e thellë në të cilën është katandisur Kosova. Përveç tjerash, ky vendim i pajustifikueshëm, shpreh qartësisht gjendjen e mjerë në të cilën ndodhet vendi dhe populli i saj shumicë (shqiptarët).
Si mund të justifikohet ky vendim, kur një Kuvend Komunal i zgjedhur nga “vota e lire e qytetarëve shumicë” pikërisht nga ata që ndjehen, janë të deklaruar si shqiptarë, të merr vendime të këtilla absurde, të cilat përpiqen të zhveshin popullin shqiptar të Kosovës nga gjitha shenjat e tij etno-nacionale. E gjithë kjo është si rrjedhojë e vullnetit të një komuniteti pakicë, e i cili është fajtori kryesorë që ne si komb gjendemi në mjegull të pafundme, në një gjumë shekullor, e që më këtë rast edhe njëherë e konfirmon armiqësinë që kanë ndaj nesh si komb, e, për të cilën flet qartë ky rast.
A nuk është kjo një ironi e llojit të vetë se ky komb i ashtuquajtur “mik e vëlla”, i cili, na robëroj dhe na shkatërroj për shekuj të tërë, të veproj ta fshijë edhe historinë e këtij vendi dhe njerëzve që rezistuan me shekuj. Ënde i qëndron besnik Perandorisë Famëkeqe Otomane duke i injoruar, kundërshtuar dhe duke mos pranuar t’i njoh vlerat tona kombëtare vlera të lara me gjak për më shumë se pesë shekuj.
Historia e ka dokumentuar se Perandoria Osmane e kishte toleruar në fillim Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878, për interesa të veta, sepse në kërkesat e artikuluar ishte kërkesa e shqiptarëve për autonomi në kuadër të kësaj perandorie. E, kur e kuptoi se përmasa e kësaj lidhje ishin të mëdha dhe po i delte nga kontrolli, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, u shtyp dhe u la me gjak. Shtrohet pyetja tani pas kaq shumë vitesh: a u shtyp edhe njëherë Lidhja Shqiptare e Prizrenit në vitin 2010-2011? Përgjigja pa hamendje është: Po. Por, në këtë rast kjo u shtyp, nga vet shqiptarët, të cilët, siç shihet kanë harruar gjënë (amanetin) më të rëndësishëm historik e që është; “me falë fal, por me harrua mos harro”.
Çdo gjë që harrohet përsëritët. A e do këtë vërtetë Kombi Shqiptarë në këtë vend, kur për këto ideale është luftua, u derdh gjak? Kjo vërtetë le shumë për të dyshuar, kur analizohen shumë vendime, lëvizje, thirrje e festime, ku ne vetë i kujtojmë me ëndje pushtuesit tonë, ku ne vet i festojmë dhe përkulemi para Sulltanëve të cilët, aq shumë e sakatuat Popullin dhe gjenin Shqiptar.
Ndoshta, nuk është për tu befasuar, ngase një vendim i tillë ishte i nënkuptueshëm, kur dihet fakti se kërkesat injoruese, e poshtëruese nga minoriteti turk në Kosovë nuk kanë të ndalur. Pushteti ynë, si ai Komunal ashtu edhe ai Qendrorë, në vend që ta mbrojnë me dinjitet historinë dhe vlerat historike, gjithnjë duke i respektuar edhe të tjerët, ata, bënë të kundërtën. A do të kërkohet më vonë nga ne që të heqim dorë nga heroi ynë Kombëtarë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu?
Po të njëjtit, e ftuan kryeministrin Turk Erdogan dhe e falënderuan për gjithë këtë poshtëri që i bënë kombit shqiptarë dhe shantazheve nga minoriteti këtu në Kosovë dhe nga shteti Turk vetë. Madje, të njëjtit ju ndan çmimet më të larta që mund t’i jepen ndonjë miku të madh të kombit dhe duke e barazuar me figurat vendimtare ndërkombëtare, të cilat e çliruan Kosovën nga zgjedha serbe, si ishte Bill Klinton, Tony Blair, etj. Duke e shpallur Erdoganin qytetarë nderi të po ati qyteti të lashtë të cilin e lanë pa identitet, dhe e neutralizuan, por, tani jo më me luftë, por, me vullnet, e me të cilët tashme jemi vëllazëruar siç thotë kryeministri Thaçi me shumë bashkëpunëtor.
A thua valle pas nja 100 viteve do të vijë një ditë ku minoriteti Serb do të kërkoj heqjen e monumentit Adem Jashari e shumë e shumë dëshmorëve të tjerë që u flijuan për këtë dhe? A thua do t’i tolerojmë vendime të ngjashme vetëm e vetëm t’iu pëlqejmë “vëllezërve të ardhshëm” në mënyrë që t’i rregullojmë raportet me “miqtë tanë”. Pse, ne, jemi kaq të çuditshëm ? Pse, ne, gjithherë dimë të jemi përmbysës të vlerave tona? Pse jemi ne ata që gjithherë guxojmë të shkelim mbi gjakun e dëshmorëve? A luftuam shekuj me radhë, madje edhe në Luftën e fundit, që një ditë ta shkelim historinë tonë? A u flijuan gjenerata të tëra që dikush të pasurohet në emër te popullit? A ishte amaneti i tyre korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar e shume e shume dukuri tjera të ngjashme? Këto dhe shumë pyetje të tilla, duhet secili t’ia parashtroj vetvetes e posaçërisht ata të cilët marrin vendime në emër të popullit. E pastaj t’ia vendosin gishtin kokës e t’i thonë vetes se: çfarë jam unë? A jam unë shqiptarë? A jam duke i mbrojtur me nderë idealet dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve? Për mendimin tim përgjigjet do të dalin JO. Në këtë rast më shkojnë ndërmend, vuajtjet, ofshamat dhe mallkimet që i bënte At Gjergj Fishta, e shumë Rilindës të tjerë, të cilët, përjetuan gjëra të vështira në rrugët e konsolidimit të kombit tonë.
(Autori ka përfunduar fakultetin Drejtësi, Shkenca Politike dhe Diplomaci)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin