A mund të gabojnë edhe diplomatët e huaj?
Para se të takohen dhe t’u bëjnë presione të buta liderëve shqiptarë, diplomatët e nderuar është mirë të shihen më shpesh tek zyra e kryeministrit, nga e cila edhe dalin shkaqet e krizës momentale në Maqedoni, e që nuk është vetëm e karakterit të sigurisë. Para qeverisë për çdo ditë shohim turma njerëzish të pakënaqur dhe nuk është aspak e vërtetë se vetëm pakënaqësitë e shqiptarëve mund ta destabilizojnë Maqedoninë. Po të ishte kjo e vërtetë, Maqedonia vërtetë do ta kishte ngushtë punën. Përkundrazi, sensi i matur i shqiptarëve, i artikuluar edhe përmes partive politike shqiptare, ka dëshmuar se në momente hamletiane, ata kanë ditur të pozicionohen drejt, në favor të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të këtij vendi me rrethana të brishta ekzistimi.
Tash më është bërë skematike rutina e deklaratave të ndryshme, që si objekt analize kanë situatën momentale në Maqedoni. Ajo që bie në sy, e që është edhe emërues i përbashkët i këtij skematizmi, ka të bëjë me fokusimin që diplomatët e huaj duan të vendosin ekskluzivisht vetëm liderët shqiptarë dhe një pjesë të faktorëve relevant shqiptarë në Maqedoni. Gati në asnjë paraqitje, a deklaratë të ndërkombëtarëve nuk potencohet faktori maqedonas, qoftë ai politik, ushtarak a civil.
Pse bëhet ky prejudikim aprirostik i locimit të gjoja shkaktarëve të krizës në Maqedoni?
Si në v. 2001, kur në fillim kishte një hutesë dhe dilemë tek diplomatët e huaj, pa dashur të “gërmojnë” në etiologjinë e krizës, edhe tani, sikur provohet të praktikohet e njëjta skemë. Merren “në pyetje “ fillimisht liderët shqiptarë, e pastaj analizohen shkaqet, zhvillimet, akterët, pasojat, efektet e krizës eventuale.
Ky është një gabim metodologjik, që në kontinuitet e bëjnë diplomatët e huaj, kur është në pyetje Maqedonia. Padrejtësisht, ata “e shoshisin” faktorin politik shqiptar këtu dhe dëshmojnë, se këto dy vjetët e fundit nuk e kanë përcjellë shtypin në gjuhën shqipe dhe një kronikë të gjatë paralajmëruese për indikacionet e mundshme të krizës, që mund të vijnë në Maqedoni. Analizat janë bërë, por diplomatët e nderuar, me gjasë nuk kanë patur kohë të bëjnë edhe sintezën e tyre.
Para se të takohen dhe t’u bëjnë presione të buta liderëve shqiptarë, diplomatët e nderuar është mirë të shihen më shpesh tek zyra e kryeministrit, nga e cila edhe dalin shkaqet e krizës momentale në Maqedoni, e që nuk është vetëm e karakterit të sigurisë. Para qeverisë, për çdo ditë shohim turma njerëzish të pakënaqur dhe nuk është aspak e vërtetë se vetëm pakënaqësitë e shqiptarëve mund ta destabilizojnë Maqedoninë. Po të ishte kjo e vërtetë, Maqedonia vërtetë do ta kishte ngushtë punën. Përkundrazi, sensi i matur i shqiptarëve, i artikuluar edhe përmes partive politike shqiptare, ka dëshmuar se në momente hamletiane, ata kanë ditur të pozicionohen drejt në favor të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të këtij vendi me rrethana të brishta ekzistimi.
Maqedonia aktualisht funksionon me një gjysmëkapacitet diplomatik, për shkak të hendikepeve, të cilat vinë nga relacionet e invaliduara me Greqinë dhe impakti, që kanë këto relacione në politikën vendimmarrëse të Brukselit dhe qendrat tjera të vendimmarrjes ndërkombëtare. Të pretendosh të bësh politikë të jashtme efikase me këtë situatë të paqëndrueshme sociale e ekonomike, brenda, me këto raporte të ftohura ndëretnike e ndërfetare, me këto gjykime drakonike joprofesionale, ku viktimë janë vetëm shqiptarët, me një demokraci jokoncensuale në të gjitha rrafshet dhe me shumë hendikepe të tjera, është baras me përpjekjen që prej Vardarit të bëjmë oqean. Është punë që s’bëhet.
Nëse situata e brendshme po prodhoka një politikë të tillë të jashtme, jofunksionale, e që edhe po i pamundëson Maqedonisë përshpejtimin e proceseve euro-integruese, përfshi edhe zgjidhjen e kontestit me Greqinë, atëherë pse diplomatët dhe gjithë ata që merren me observimin e situatës në Maqedoni, nuk e drejtojnë gishtin andej nga duhet, por mundohen që prej shqiptarëve sërish të bëjnë gogolin nga i cili, pastaj duhet të frikësohen edhe fëmijët e vegjël.
Ky amnistim me kollajllëk i qeverisë së Gruevskit nga përgjegjësia për trendet negative të situates, nëpër të cilën po kalojmë, është shërbimi më i keq që mund t’u bëhet, në radhë të parë qytetarëve të Maqedonisë, por edhe proceseve eurointegruese të saj. Mund të ketë shumë faktorë jashtë kësaj qeverisje, që kanë ndonjëfare përgjegjësie, por themelet e një shteti asnjëherë nuk lëkunden, nëse institucionet e tij kanë politikë të drejtë, ndaj të gjitha çështjeve të ndjeshme. Me sa e kemi parë deri më tani, pushteti që aktualisht drejton shtetin e Maqedonisë është treguar i pakujdesshëm në krijimin e harmonive sociale, ndëretnike, ndërfetare dhe shumë pak ka punuar në përafrimin e kritereve europiane rrethanave të këtushme.
Investimet dhjetëra milionëshe në projekte ekskluzivisht njënacionale e njëfetare, ridizajnimi i urbanistikës së Shkupit sipas shijeve arkaike e pseudoantike, nxitja e frustrimeve të pakontrolluara tek një pjesë e komunitetit fetar mysliman të shqiptarëve, janë modelet më të këqija të prishjes së harmonisë së një shteti. Ata që i promovojnë këto modele, duhet edhe të quhen përgjegjës për pasojat dhe efektet e situatës, nëpër të cilën po kalojmë.
Të kërkosh përgjegjësi jashtë këtij rubikoni, do të thotë lajthitje e qëllimshme e “komunikacionit”, nëpër të cilin duhet të kalojnë proceset normale të Maqedonisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIa përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Gjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Ylli i Bayern Munichut i thotë ‘po’ Real Madridit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime