LAJMI I FUNDIT:

A kemi për kë të votojmë?

Sindroma e futjes në politikë “për të mirën e Kosovës” po vërehet më të madh në këto ditët e fundit të përgatitjes për hapjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit. Ç’do ditë shohim se s’i më të madhe futën në politikë i madh e vogël, duke filluar nga ata me profesione të “dorës së dytë”, qytetarët e rëndomtë e deri tek ish zyrtarët e lartë, duke përfshi edhe njërin prej ish kryeministrave, që formojnë apo bëjnë koalicion me ato parti me të cilat deri dje i kanë konsideruar “Non Grata” A thua pse janë çua more “pesh ky milet” me u fut krejt në politikë, a janë aq alturistë sa që donë ta shkrijnë veten e tyre për të mirën e këtij populli? Fatkeqësisht deri tani ka ndodhur e kundërta.

Viktima e krejt këtyre konglomeratëve është qytetari i Kosovës, i cili për 11 vjet pas luftes, ende ballafaqohet me kushtet elementare për jetë, derisa politikanët edhe “sytë donë të na nxjerrin” për me ua dhanë votën. Po pse duhet t’i votojmë ata që për 11 vjet na vodhën ëndrrën tonë për një jetë të dinjitetshme? Ndërsa në perspektivë shtrohet pyetja a kemi dike që ja vlen ta votojmë, prej dhjetëra partive e lëvizjeve, e qindra e mijëra kandidatëve për deputet? Kjo e fundit është pak vështirë, pasi besimin tanë e keqpërdorën politikanët e paskrupullt, të cilët mbushën xhepat e tyre me miliona, ndërsa fëmijët e këtij vendi ende shesin cigare nëpër rrugë. Por ironia më e madh qëndron në faktin se prapë të njëjtit persona dalin e kërkojnë votën, a thua vallë ka njerëz të tillë, që do t’i votojnë?!

Historia na tregon se në shoqëritë e varfra ka më shumë parti politike, të cilat fajësojnë të tjerat se nuk bëjnë asgjë dhe zotohen se ata do të bëjnë diçka për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Por, tek ne as kjo deri më tani nuk ka ndodhur, disa prej tyre po arrijnë të futen edhe në qeveri, por s’po mund të bëjnë asgjë në të mirë të jetës së qytetarëve, pasi po janë nën ndikimin e partive të mëdhave, të cilat po i marrin vetëm sa për numra të parlamentit.


Duhet ndryshuar llogaridhënien dhe në rast se kjo mungon ose është larg premtimeve të qytetarëve duhet t’i ndëshkojmë, por dilema Hamletiane qëndron “Të votosh a të mos votosh”?, pasi vështirë të gjendet dikush që meriton besimin, sepse është krijuar një apati e qytetarit ndaj partive politike.

Partitë politikë investojnë shuma të mëdha të të hollave nëpër fushata zgjedhore, por për ironi nuk e shpërndajnë programin e tyre qytetarëve për të cilët thonë se mbajnë fushatën, ndërsa programin iu dorëzojnë vetëm jaranëve të tyre.Ndërsa nuk kursejnë që me të hollat të qytetarëve, të paguajnë “këngëtaret” (e futa në thonjëza se më tepër përngjajnë në striptizere), të cilat përkujdesën për disponimin e bosave. Ata më tepër mendojnë për disponimin e tyre se sa vuajtjet e qytetarëve, dhe pasi ndizet atmosfera fillojnë me akuzat për të tjerët, disa thirrën në emrin e Presidentin Rugova, disa në emra të jaranëve të luftës, por asgjë konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Pra qytetarit të Kosovës i duhet programi konkret i zbatueshëm edhe me afat kohor brenda cilës kohë këtë apo ato gjëra do të ndryshojnë, ndryshe vetëm do të kemi reprizë të fushatave të kaluara, ndërsa shpresat për ditë të mirë do të fillojë të veniten edhe më shumë.

Në trend

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Kalo në kategori