A ka qeveri Kosova..?
Si është e mundur që fjalët e thëna të cilat na pëlqenin, fjalë të një mendimi të përgjithshëm, të pritjes në rend të qeveritarëve e kuvendarëve për të firmosur papirusin (imagjinata e tyre kishte krijuar mitin te ta se ata jetonin dhe bashkëjetonin me shkencëtarin amerikan Thomas Jefferson, hartuesin e Deklaratës Kushtetuese amerikane, 1776) e porositur enkas nga Britania e Madhe dhe e importuar në Kosovë, pa paguar doganë; nuk e di a lidhej kjo tregti eksporti me diçka autoktone-origjinale shqiptare, nuk e di a ka diçka burimore kjo kushtetutë, apo filloi dhe po vazhdon hapur të nëpërkëmbet shtetësia si projekt historik, që nga koha e rilindësve.
Nuk besohej se kjo do të banalizohej si hapje tenderi i rregullt për të përfituar dikush provizionin "e merituar", por edhe të tjerët po gëzoheshin për bonusin e paralajmëruar dhe të fituar, e ata ishin kuvendarët që lumturoheshim dhe ëndërronin me orë të tëra për pavarësinë e mbikëqyrur (askush nuk përfoli angazhimin e Grupit të Unitetit, as bisedimet shqiptaro serbe në Vjenë, historia ishte ndalur dhe fillonte nga 17 shkurti i vitit 2008), si do të duket ajo, apo për pasurinë që do të përfitonin, pavarësisht se paraprakisht nuk kishin ndonjë muhabet me te-pavarësinë?
Nuk kishte gjë të keqe që ëndrrat i kishin të lidhura me vendorë (me miq e me armiq) e me miq të huaj, të përhershëm apo të përkohshëm, nuk është njëjtë të jesh banorë i përhershëm i Kosovës apo të bësh bujtinë për dashuri Kosove!! Preokupimet dhe frymëzimet janë të ndryshme dhe të llojllojshme, që nga ironia e injoranca e deri te mllefi, apo brenga për atdheun e shprehur përmes kritikës inventive.
Kush e fitoi lirinë në Kosovë apo ajo erdhi si një dhuratë e paketuar nga ndërkombëtarët, ka mbetur temë e papërfunduar, mëdyshja dhe humbja e vetëbesimit ishte më tepër ekzagjeruese dhe pasojë e selekcionimit negativ të kuadrove, duke krijuar gupet oligarkike nëpër parti politike, duke nëpërkëmbur zbatimin e rregullave statutore partikake, por edhe laramaninë profesionale, duke neglizhuar tërsisht përbërjen e popullatës që jeton në vende urbane dhe në atë rurale, gjë që nuk korespondonte aspak me realitetin politik, as atë juridik, e si mos të shqetësohen qytetarët me kapadaillëkun servlitetin dhe maskarrëllëkun e liderëve të cilët luftuan kundër robërisë e pushtuesve të huaj për të eskaluar në një luftë direkte të pamëshirshme për të krijuar pasuri individuale dhe familiare marramendëse pas luftës.
U harrua qëllimi politik i rindërtimit të shtetit, ai shpejt u zëvendësua me vizionin e pushtetit politik dhe burimet e përfitimeve. Askush nuk brengosej për interesin e qytetarit, me përditshmërinë hamletiane të mbijetesës, duke humbur sensin e të gjykuarit drejtë, të jeton i lirë apo i robëruar
Kosova e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 u pranua me simpati nga ShBA, 22 shtete evropiane dhe shumë të tjera të ndikuara nga kjo aleancë perëndimore shumë e fuqishme. Qysh në fillim pritej një punë e përbashkët e pozitës dhe opozitës, e shoqërisë civile, e diasporës për të ndihmuar rritjen e numrit të pranimeve të reja dhe për të shembur barrierat që po i vendoste Serbia.
Pse hovi i gëzimit u zbehë për t’u heshtur zëri i diplomacisë kosovare, mund të jetë edhe pasojë e alokimit të mjeteve jo të mjaftueshme financiare për këtë destinim, për të angazhuar emra eminent të diplomacisë amerikane, për të ngjeshur agjendën diplomatike me kërkesa të reja pranimi, "fatkeqësisht" filozofia e fukarallëkut dhe diplomacia janë në kolizion njëra me tjetrën.
Nuk mund të pritet ndonjë influencë e caktuar diplomatike pa kushte, e ajo ka munguar, së pari nga pamundësia e lëvizjes së lirë të diplomatëve kosovarë, barrierat me viza ishin pengesë e pakalueshme, pastaj lista e depozituar dhe e përgatitur nga Serbia në INTERPOL shtonte angazhimin e saj agresiv për të neutralizuar tërësisht angazhimin diplomatik të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kuptohet që dobësimi i pozitës diplomatike të Kosovës dhe ndërrimi i prioriteteve në politikën e jashtme amerikane, shndërruan Kosovën në konflikt të ngrirë diplomatik, duke rikthyer shumë gjëra mbrapa, mbetjen e UNMIK-ut në Kosovë dhe fillimin e zbatimit të gjashtëpikëshit të Ban Ki Moonit, edhe pse nga zyrtarët i deklaruar si i papranueshëm, ashtu si zgjedhjet paralele në Kosovë dhe vendosja e aparatit administrativ të shtetit serb në Kosovë – jo strukturat paralele (nocioni i strukturave paralele do të konceptohej si padëgjueshmëri qytetare, jo si instalim i ligjeve të shtetit tjetër, dmth okupim i një pjese të territorit të Kosovës).
Variacionet politike dhe diplomatike jo të zakonshme i përpiu "status-quoja" dhe propaganda serbe e ndihmuar nga rusët dhe pesëshi evropian që nuk e kishte pranuar pavarësinë e Kosovës, duke adresuar projekte të reja të hapjes së bisedimeve dypalëshe, shqiptaro serbe, pa ndonjë sinjal paqeje dhe pajtimi që do të dërgonte Serbia, kërkim faljen dhe pranimin e sovranitetit territorial të Kosovës.
Tërë kësaj propagande të fuqishme diplomatike dhe i trysnisë në palën më të dobët, atë shqiptare, e nxiti edhe intervenimi bastisës i Policisë së EULEX-it, në objektin e Ministrisë së Telekomunikimit dhe të Transportit, por edhe në pasurinë individuale dhe familjare të ministrit Limaj, pa u dhënë asnjë shpjegim publik; ky "agresion" në institucionet e Kosovës erdhi menjëherë pas zënies në flagrancë të pjesëtarëve të EULEX-it në Doganën e Hanit të Elezit.
EULEX-i me rastin e intervenimit shkeli edhe të drejtën e informimit të qytetarëve, gazetarëve nuk iu dhanë informacione respektabile që do të arsyetonin veprimin e dhunshëm policor. Është përfolur publikisht implikimi i ministrit Limaj në aferë korruptive, sidomos pas dyshimeve të ngritura të qytetarëve për dëmtimin e shpejtë të rrugëve të asfaltuara, por edhe për lidhjet dhe fajësinë e mundshme të tij në hapjen dhe "dhurimin" e tenderëve për miqtë, familjarët dhe të afërmit e tij, e publikuar në shtypin ditor.
Se ka dyshime të bazuara për korrupsion shtypi vendor e bëri të ditur edhe nga shpalosja e bisedimeve telefonike të kryeministrit me diplomatë me ndikim për transferimin e mundshëm të ministrit Limaj në një shtet të huaj, për të mbuluar marren qeveritare. Se a janë të sakta këto deklarata apo jo këto nuk i demantoi qeveria, prandaj mund të rritet edhe shkalla e besueshmërisë në burimin e informacionit.
Përfundimisht as qeveria, por as kryeministri nuk ishin në nivel të detyrës, kryeministri nuk e pa të arsyeshme t’u drejtohet qytetarëve të Kosovës "to person" për gjendjen e jashtëzakonshme që u krijua pas intervenimit policor të EULEX-it, duke u anashkaluar sistemin legjislativ dhe juridik të Kosovës. Nuk u hetua fare se ka institucione stabile demokratike në Kosovë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin