LAJMI I FUNDIT:

A ka paqartësi në Kushtetutë për institucionin e Presidencës?

Trajtimi profesional dhe politik

Tema për ushtrim të postit të dyfishtë nga ana e presidentit, Fatmir Sejdiu, si President i vendit dhe Kryetar i partisë, Lidhja Demokratike e Kosovës, herë pas herë ka qenë aktuale, por jo vetëm në këto përmasa mediale, por e shoqëruar me iniciativë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shqyrtim të rastit në procedurë gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, e cila mund të marrë ndonjë vendim meritor se sa ka të drejtë Presidenti sipas kapitullit të Pestë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ta “ngrijë” postin e tij si liderë i partisë politike, dhe njëkohësisht të ushtroj funksionin e Presidentit.

Kjo çështje është problematizuar dhe është bërë objekt i dy interesimeve që i ka shfaqur opinioni, mediat, analistët dhe deputetët:


E para mund të jetë një tendencë qëllimmirë që pretendon të respektohet Kushtetuta dhe ligjet në fuqi. Ndërsa tendenca e dytë që duket paksa e mistifikuar dhe me hesape politike, mund të mbështetet nga grupe rivale mes partish apo brenda partisë për ta zënë sa më “ngushtë” palën kundërshtare.

Sidoqoftë, në parim të gjithë pajtohemi për sundim të ligjit dhe rendit, për të cilën gjë shpesh marrim kritika nga ndërkombëtarët.
Fusha e legjislacionit ka filluar të plotësohet me ligje dhe ky proces edhe pse herë-herë ka pasur dinamikë të ngadalësuar mund të konsiderohet se po ecën në rrugët të mbarë.

Tani pasi është ndërtuar “skeleti” i kësaj infrastrukture ligjore, nuk është çudi se po duken mangësi, të cilat janë të natyrës profesionale të ligjbërësve, komisioneve parlamentare, sepse praktika gjatë zbatueshmërisë nga institucione që e bëjnë punën e ekzekutivit, po përballen me vështirësi gjatë implementimit duke mos përjashtuar mundësinë, se edhe këtë fazë kërkohen kuadro me përgatitje të nevojshme profesionale për harmonizim të akteve nënligjore me ligjet në fuqi. Një rast sa për shembull i kësaj natyre është Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale.

Statusi i Presidentit

Akti më i lartë juridik, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila përmban -XIV- kapituj, në kapitullin e -V- të e përkufizon statusin e Presidentit të Kosovës në tetë nene.
Me nenet 88.1 dhe 88.2 të Kushtetutës janë lidhur muajin e fundit mjaftë diskutime, prej të cilave jepen shpjegime që tejkalojnë nganjëherë përmbajtjen e tyre për ta kontestuar të drejtën e ushtrimit të detyrës nga Presidenti, Sejdiu, postin e “ngrirë” të kryetarit të partisë.

Presidenti i Kosovës, qëndron si duket në këtë pozicion të partisë, pasi ky veprim nuk ndalohet as nuk thuhet shprehimisht me ndonjë ligj dhe kushtetutë.

Formulimi i nenit 88.2 faqe 33 i Kushtetutës, thotë decidivisht “Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”.

Shikuar në kontestin e formulimit të fjalisë, ka një dozë ambiguitetit dhe lenë mundësinë e një interpretimeve të ndryshme.

E para precizohet se Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike, pra me këtë nënkuptohet, se i ndalohet marrja e veprimeve politike apo të qenit në një pozicion aktiv në parti.

Mundësia e dytë e interpretimit të kësaj dispozite, sikur lënë hapësirë interpretimi kështu: Presidenti mund të jetë kryetar partie, por i është “pezulluar” aktiviteti e tij partiak, sepse këtu theksi i dispozitës kushtetuese ka më shumë karakter suspendimi të veprimeve në parti, por jo të humbjes së pozicionit.

Pasaktësia dhe ambiguiteti normativ kushtetues

Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila në kapitullin e katërt, neni 89 duket se ka një përkufizim më konkret të statusit të Presidentit sa i përket pozitës së tij në parti politike. Në këtë nen thuhet citojmë “Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë as një detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dha as të kryej veprimtari tjetër private”.

Nëse përpiqemi ta zbërthejmë kontekstin e kësaj dispozite, logjikisht nënkuptohet se pamundësia për të qenë anëtar, ia mohon të drejtën jo vetëm të ushtrimit të aktiviteteve partiake, por edhe mbajtjen e çfarëdo pozite në hierarkinë e partisë, sepse mohimi i të drejtës së të qenit anëtar është paraprakisht privim nga e drejta për të pasur pozitë udhëheqëse. Kjo do të krijonte efekte të tjera që mund të bien ndesh me aktin më të lartë të partive politike, statutin.

Krejt më në fund, ekspertët që marrin përgjegjësinë për të hartuar aktet më të larta normative siç është Kushtetuta, në të ardhmen nga gjithë përkushtimi profesional që kërkohet prej tyre, duhet të kenë kujdes më të shtuar lidhur me saktësinë në formulimin e fjalive më të logjikshme duke i shmangur dykuptimësisë (ambiguiteteve), sepse hapet dera për interpretime të ndryshme ligjore dhe keqkuptimeve të panevojshme në politizimin e debatit për ligjet dhe kushtetutën.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori