A janë pushtetarët “kaubojë”, apo votuesit-qytetarë “shurdhmemecë”?
Menjëherë pas përfundimit të ciklit zgjedhor, adresa e partisë nuk duhet të jetë aq e rëndësishme siç po ndodhë në Kosovë, të zgjedhurit obligohen në kryerjen e detyrave të përditshme, në mbështetje të ligjit, jo të preferencave partiake. Atëherë, nëse është ndryshe, garat zgjedhore dhe listat zgjedhore janë të pakuptimshme, ashtu siç është i pakuptimshëm edhe zgjedhja e asamblesë komunale por edhe e kuvendit qendror
Si duket të moskuptuarit e demokracisë parlamentare, jopartiake, ka thelluar jazin në mes të qytetarit dhe pushtetarit, dhe qytetari është krejtësisht i zhveshur dhe i pavlerë, ndërsa pushtetari ka monopolizuar çdo gjë, edhe mirëqenien e qytetarit.
Të moskuptuarit e demokracisë parlamentare do të mbetet zorrë qorre edhe për të ardhmen e Kosovës, prandaj në fazën tranzitore mbikëqyrëse të pavarësisë nga EULEX-i, do të ishte shumë më e arsyeshme të bëhen ndryshime “minore” në sistemin zgjedhor, edhe pse preferohet ai i cili është aktual, ai proporcional me lista të hapura; sigurisht që nuk pat dhe nuk do të ketë ndonjë efekt po të mos shtohen kompetencat e kryetarit të vendit dhe ai të zgjidhet drejtpërsëdrejti nga qytetarët.
Kryetari i zgjedhur kështu do të ruante autoritetin institucional dhe do të vendoste për shumë prioritete, duke mbikëqyrur kështu kushtetutshmërinë e vendimeve, ai do të ishte personi më i pranueshëm nga qytetarët.
Shumë lehtë mund të amandamentohej propozimi i ri, po që se do të kishte vullnet politik në mes të palëve të interesuara-partive politike. Kështu do të zvogëlohej ndikimi, aq i madh i liderëve partiak, nga aq shumë parti, do të kishim njëshin që do të përfaqësonte shumicën shqiptare dhe minoritetet, sigurisht që do të zvogëlohej shumë më shumë krimi i organizuar dhe korrupsioni, llogaritë do të jenë të pastra, kryetari do t’u jep llogari qytetarëve-jo partive politike.
Arsyeshmëria e propozimit është praktike, ngase sistemi zgjedhor i dhjetë/njëmbëdhjetë-vjetëshit pas çlirimit ishte një debakël i vërtetë që u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve. Sistemi zgjedhor proporcional me lista te mbyllura që u instalua me vendimin e UNMIK-ut, që në fillim, por edhe me pajtimin e partive politike krijoi shoqërinë e mbyllur, papërgjegjësinë institucionale, vjedhjen, korrupsionin, anarkinë. Krijoi brezin e politikanëve servilë, ngase të gjithë ishin të zhytur thellë ne vorbullën e krimit, duke vendosur bordet në ndërmarrjet publike sipas kriterit partiak, dhe kështu u përbuzë në skajshmëri kriteri i aftësisë dhe përvojës shumëvjeçare në punë.
Edhe tash selitë partiake diktojnë çdo gjë: doganat, policinë, drejtësinë, burgjet, ndërmarrjet publike…, e çuditshme, apo jo? Dhe përsëri "vezirët" politikë angazhohen ta ruajnë statusin e të paprekshmëve, edhe pse gishti tregues i korrupsionit të hapur drejtohet në ta. Tash së fundi kanë filluar të dëgjohen prapë "klithjet" zgjedhore për zgjedhje qendrore të parakohshme, çka arsyeton kërkesën: A ka krizë qeveritare? A nuk ka qeveria përkrahjen e kuvendarëve (nga koalicioni në qeverisje), e shprehur në vota-më pak se 60? Apo qeveria ka sharruar vërtetë në krime të rënda ekonomike, apo ka abuzuar me pushtetin, duke shkelur kushtetutën dhe ligjin, këtë nuk e thonë kuvendarët, por as organet hetuese, apo ka diçka që nuk e dinë qytetarët? Është pra e domosdoshme të bëhen lëvizje konkrete nga subjektet politike, të ruhet stabiliteti institucional dhe, të zbutet retorika "kërcënuese" nga palët që kanë krijuar koalicionin, apo të mos i jepet besimi kësaj qeverie, duke kërkuar që të votohet qeveria "e re".
“Horruku” partiak për ulësen e të parit nëpër komunat e Kosovës ishte i rrastë. Edhe tash ata jo që po e afrojnë qytetarin sovran afër kutive votuese, përkundrazi po e largojnë. Ata vetëm flasin… dhe asnjëherë asgjë nga fjala e qytetarit, edhe ashtu ata aludojnë të krijojnë shurdhmemecin votues. Përçudshëm si mund të luajnë aq lehtë me jetën e qytetarit, me të ardhmen e tij.
Shumica e shteteve të taborit socialist eurolindor e kaluan fazën e tranzicionit me shumë mund, edhe ata të ngulfatur nga vala e krimit dhe korrupsionit. Si duket demokracia parlamentare për vendet e ish taborit socialist ishte trampolinë kërcyese për të krijuar pasuri enorme, duke krijuar kështu nga komunistët pushtetarë më herët, tash te pasurit-kapitalistët ekskluziv.
Edhe këtyre ditëve "të nxehta" politike u dëgjuan shumë fjalë për zgjedhjet, tingëllojnë shumë keq fjalët e të përkëdhelurve të shoqërisë, të decentralistëve etnikë, unë nuk kuptoj atëherë vërtet domethënien e demokracisë parlamentare dhe sistemin zgjedhor, duhet që politikanët ta "edukojnë" zgjedhësin. Dhe çfarë rëndësie kanë asambletë lokale por edhe parlamenti qendror, kur vet sistemi zgjedhor nuk rritë përgjegjësinë institucionale dhe ligjore të unifikimit institucional, por krijon ndarjen politike-segregacionin etnik të komuniteteve-decentralizimin, atij të madh dhe atij minoritar.
Menjëherë pas përfundimit të ciklit zgjedhor, adresa e partisë nuk duhet të jetë aq e rëndësishme siç po ndodhë në Kosovë, të zgjedhurit obligohen në kryerjen e detyrave të përditshme, në mbështetje të ligjit, jo të preferencave partiake. Atëherë, nëse është ndryshe, garat zgjedhore dhe listat zgjedhore janë të pakuptimshme, ashtu siç është i pakuptimshëm edhe zgjedhja e asamblesë komunale por edhe e kuvendit qendror.
Lind pyetja nëse ata që kryejnë detyrat me përgjegjësi "shtetërore" nuk i dinë detyrimet e veta? – atëherë atyre duhet t’u jepet përshkrimi i detyrave të punës, përndryshe do të sorollaten pa krye, duke mos ditur vërtet cilat janë detyrat e tyre, për të cilat paguhen nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, jo nga arka partiake.
Si asnjëherë nuk u shkon në mendje të mendojnë kush i paguan ata, anëtarësia partiake, arka partiake, apo ata paguhen nga tatimpaguesit qytetarë, dhe zakonisht është një logjikë shumë e thjeshtë kush të paguan atij i jep përgjegjësi, pra edhe detyrat e përditshme janë në interes të qytetarit votues, dhe atij që nuk voton, edhe ai është qytetar, e jo në interes të partisë që delegon, duhet kuptuar pra edhe përgjegjësitë në at nivel.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin