LAJMI I FUNDIT:

A i praktikoni? Janë këto tri kushte të rëndësishme për seks të mirë!

A i praktikoni? Janë këto tri kushte të rëndësishme për seks të mirë!

Qirinjtë, muzika, aromat... bukur, por jo mjaftueshëm. Kushtet kryesore për t’u kënaqur me partnerin janë shumë më prozaike sesa keni menduar.

Dr. Laura Berman është eksperte e njohur botërore në lëmin e arsimimit seksual dhe moderatore e famshme e emisionit televiziv të Opre Vinfrit. Në vazhdim, “tri kushte të rëndësishme për seks të mirë, rekomandon ajo.

Kushti i parë – trupi i fuqishëm dhe i shëndetshëm
Laura thekson që është shumë me rëndësi të keni muskuj të fuqishëm dhe shumë të mëdhenj të cilët i kontribuojnë shëndetit të përgjithshëm të organeve riprodhuese, transmeton Telegrafi. Në seks, muskujt e këtillë mund të bëjnë mrekulli në pikëpamje të reaksionit trupor për stimulim të partnerit. Prandaj është rregulli “nr. 1” të mbani forcën tuaj madje edhe me ndihmën e ushtrimeve të Kegelit.

Kushti i dytë – shpirti krijues
Lejoni partnerit tuaj që të marrë kontrollin në tërësi, nëse kjo assesi nuk është sipas shijes suaj, krijoni strategjinë e përbashkët për forcim të fantazisë.


Kushti i tretë – zemra e hapur
Sado që të dëshironit të arrini përjetime të thella e të fuqishme me partnerin, ndodh që përditshmëria është ajo që diçka na sjell dhe na bën që në moment të mbyllet zemra. Dhe reagimi i tillë mund të eliminojë ushtrimin. Paramendoni situatën e tillë, dhe atëherë paramendoni edhe se si hapet zemra, mu ashtu siç hapet lulja. Imagjinoni se si koshi i kraharorit zgjerohet dhe mbushet me dritë. Kështu do të nisen të krijohen kanalet e dashurisë, të lumturisë – para së gjithash, energjia seksuale. /Telegrafi/