A i fitoi votat e partisë presidenti në detyrë?
Shqipëria një kohë pat humbur qetësinë institucionale me zgjedhjet nacionale edhe pse tw lavdëruara nga shtypi vendor dhe ai ndërkombëtar; u patën bërë mollë sherri në mes të demokratëve dhe socialistëve. Hapja e kutive ishte moto e socialistëve, të cilët edhe pse humbën pushtetin u hedhën në klithje kundër qeverisjes Berisha e formuar nga koalicioni i panatyrshëm PD e LSI (ashtu siç ai në Kosovë PDK+LDK) duke plotësuar kushtin për të udhëhequr vendin për 4 vite. Socialistët vendosën medoemos të shkaktojnë “cunamin politik” për të joshur apetitet grabitqare të shembjes së rendit kushtetues dhe të instalimit të anarkisë jashtë-institucionale në Shqipëri. Me përfundimin e zgjedhjeve përfundojë edhe loja politike ndërpartiake, vet pjesëmarrja e socialistëve në seancën e parlamentit për verifikimin e mandateve, por edhe akti i procesit zgjedhor që u mbyll me marrëveshjen e koalicionit qeverisës PD+LSI dhe konstituimin e qeverisë shqiptare mbylli procesin politik, i cili mori formën institucionale, në bazë të së cilit u ndërtua skema qeveritare dhe funksionimi i shtetit ligjor. Çështja e debatit për zgjedhjet nuk ishte më preokupim i politikës partiake, por i institucioneve të pavarura gjyqësore, ngase KQZ bëri përmbylljen e procesit zgjedhor ligjërisht. Pse atëherë ai atak i socialistëve në institucionet kushtetuese shqiptare po fokusohej aq shumë politikisht, padrejtësisht, në hapjen e kutive.
Janë pallavra të demoduara thëniet e liderit socialist Edvin Rama (ai as që ishte aktor i verdiktit popullor, ai parapëlqente ulësen e kryebashkiakut, eventualisht fitoren e bashkëpartiakëve do ta shfrytëzonte për kërcim në ulësen e kryeministrit, a nuk ishte akti i tij politikisht i pamoralshëm dhe jodinjitoz, pushteti mbi të gjitha) dhe grupit të tij se përpjekja e vetme e tyre ishte hapja e kutive e jo përmbysja e pushtetit që doli nga vota. Cili ishte qëllimi përfundimtar i hapjes së kutive, nëse rezultatet do të tregoheshin të sakta ashtu siç i ka vërtetuar KQZ? Socialistët do të kërkonin hapjen e kutive tjera dhe kështu me radhë…, do krijohej klima politike e ‘kutimanisë’ si një ngërç për qytetarët dhe për institucionet e shtetit se, çdo kuti e mbyllur do të duhej t’i nënshtrohet procesit të investigimeve si diçka e dyshimtë dhe armiqësore, askush nuk ka menduar se kutitë do të bëhen preokupim aq i madh i politikanëve.
A do të përsëritet një skenar i njëjtë në Kosovë, apo do të jetë pak më ndryshe, mbetet të shihet, por skenaristët janë të njëjtë, dy të mëdhenjtë, PDK dhe LDK. Fjalët e mëdha të bashkëqeverisjes së shkëlqyer, të harmonisë së përbashkët i dridhi një vendim i përshpejtuar politik, i cili implikoi Gjykatën Kushtetuese, që shkaktoi dridhje tektonike, për pak shembi institucionet vendore, si të ishin ato nga kartoni, e solli shtetin buzë falimentimit. Gjykata Kushtetuese kapërceu mbi marrëveshjet vendore dhe atë ndërkombëtare, dhe u bë zëdhënëse e një politike joparimore dhe destruktive. Gjykata Kushtetuese rëndoi institucionin e presidentit duke goditur padrejtësisht tërë sistemin kushtetues të Kosovës, duke konstatuar se në rastin "Gjykata Kushtetuese kundër Sejdiut" ka pasur shkelje serioze të Kushtetueses, pas një heshtjeje disa vjeçare, harruan ata se ky shqiptim jepet atëherë kur presidenti i vendit bënë tradhti kundër kombit dhe vendit, kur nënshkruan marrëveshje apo traktate që tradhtojnë interesat e vendit.
Rasti Sejdiu ka qenë politik, ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK, i pranuar nga partneri në koalicion, dhe është shkelje e normave kushtetuese të vet Gjykatës Kushtetuese, meqë nëse Kushtetuta dhe Marrëveshja Ahtisaari bien në kundërshtim, atëherë Marrëveshja Ahtisaari është favorizuese. A nuk është formuluar mbi këto parime Kushtetuta e vendit? Dhe si nuk i ka shqyrtuar këto fakte Gjykata, për të konstatuar gjendjen faktike, përfshirë marrëveshjen në mes të partnerëve ne koalicion dhe të ndërkombëtarëve, a nuk u prononcua qartë për këtë edhe ambasadori amerikan Dell.
U pa pastaj se si u hap hendeku që egërsojë aq shumë protagonistët e teatrit qeveritar, por edhe i të zgjedhurve për t’u ulur në parlament për të përbuzur fjalën e qytetarëve, e “konstitucionalistët” ç’bëjnë…, ata po i kundërvihen ligjit dhe institucioneve demokratike të shtetit që i ka shtruar detyrë vetes të mbrojë rendin kushtetues. Nuk është një e keqe, që po e quan kryeministri aktgjykim, një mendim të GJK-së, po qese do të përlidhej me një qëllim të qartë kundër gjuhës agresive serbe dhe djegies së flamurit kundër shqiptarëve, apo në hidhërimin për rastin e grabitjes së territorit shqiptar në kufi me Malin e Zi, apo mos reagimi me kohë i qeverisë kundër fjalorit agresiv të Kishës Ortodokse Serbe me rastin e shugurimit të Sinodit serb në Patrikanën e Pejës, apo gjetja e fakteve për implikim të qeveritarëve në aferat e korrupsionit…, që dëmtojnë rëndë interesat e vendit dhe shumë çështje kësisoj të ngritura, që prekin interesat e qytetarëve të Kosovës, do të ishin plotësisht të arsyeshme.
Por ndaras nga kjo demokracia dhe lufta politike ka rregullat e veta, është parlamenti vendi ku mund të adresohen shqetësimet, e jo rruga, aty u rrënuan institucionet, u bë pranim dorëzimi, u anashkalua dhe u shkel parlamentarizmi, merreni me mend çfarë do të ndodhte kur nga kazermat do të dilte ushtria në rrugë, apo vijimi i rregullt i mësimit nëpër objekte shkollore dhe në fakultete të zhvillohej nën qiellin e hapur apo nën dritat e reflektorëve. Besoni shqiptarët e Kosovës kanë përjetuar padrejtësinë më të madhe kur u privuan nga të drejtat institucionale dhe largimi me dhunë nga objektet e administratës shtetërore, por edhe ato arsimore, as sot nuk po mundet të riparohet deinstitucionalizimi, të cilin e shkaktojë Serbia.
Është e pazakontë ky mashtrim i opinionit duke u fokusuar në këtë ndarje të pazakontë, athua çka ka aty? Ku humbi dashuria kozmopolite e Thaçit i cili ndante traktor me parat e buxhetit sikurse të ndante sheqerka, për t’u mos treguar i sinqertë dhe koopertativ me bashkëpunëtorin e deridjeshëm, për t’i shkaktuar atij goditjen më të rëndë dhe më të ulët për të përulur ish presidentin Sejdiu, duke mos u treguar aspak i moralshëm. Sesa është i interesuar ai për interesat e vendit dhe qëndrueshmërinë e institucioneve u pa në Kongresin e 5-të të partisë, fillojë dhe përfundojë me një zë dhe me të njëjtat duartrokitje të para pesë vjetëve…. Nuk ka pasur nevojë për shpenzime, vetëm të ripërsëritej video incizimi i 2005-ës, të njëjtit kuvendarë dhe e njëjta kryesi, kryeministrit iu shtua edhe një mandat dhe iu turrën shumë lavde, ndërsa presidentit në detyrë iu besua përsëri detyra e sekretarit të përgjithshëm, merreni me mend presidenti i vendit fitoi edhe një mandat të sekretarit, asgjë nuk ndryshoi…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin