LAJMI I FUNDIT:

A është shtirja një zgjidhje kundër tradhtisë?

A është shtirja një zgjidhje kundër tradhtisë?

Tradhtia është një fenomen i njohur për shumë çifte, madje edhe për ato që kanë vendosur të ndajnë një jetë bashkë. Për viktimën është e dhimbshme një eksperiencë e tillë. Ndarja është fatale. Por a është shtirja një zgjidhje për kapërcimin e saj?

Ekzistojnë martesa që zgjasin për vite e vite të tëra, pavarësisht se njëri nga partnerët mund ta ketë tradhtuar tjetrin. Miqtë e dinë, të afërmit po ashtu, e di edhe gazetashitësi, si edhe prifti ku rrëfehet, madje edhe kafshët e shtëpisë.

Ajo jo, nuk di asgjë! Ajo është gruaja e lumtur e cila vendos foto në rrjetet sociale duke shprehur dashurinë që ndien, me fytyrën e saj të buzëqeshur dhe të ëmbël të mbështetur te supi i partnerit. Por që me siguri, atë e njohin të paktën dy ose tri femra të tjera me të cilat ai ka marrëdhënie. Gjithsesi, ajo është e lumtur.

Gjithnjë ka qenë mbështetëse e faktit se, nëse një mashkull tradhton duhet të ketë forcën dhe inteligjencën që mos të zbulohet kurrë dhe të mohojë deri në fund. Madje e di mirë këshillën ndaj vetes se “nëse nuk do të kem forcë për ta falur, fundi i raportit do të jetë faji im”.


Si ia bën që nuk e kupton se nuk është e vetmja në zemrën e bashkëshortit të saj? Ka lidhur sytë? Është komplet e papërgjegjshme? Ndihet komode që ecën përpara gjithsesi?

Janë të njëjtat mike të cilat i pyesni “Ku është bashkëshorti juaj?, dhe e ndieni përgjigjen që në ajër “Është me miqtë duke bërë një udhëtim jashtë shtetit, sepse njëri nga ata po mëson një gjuhë të huaj dhe të tjerët po e shoqërojnë”.

Një përqindje tjetër e femrave që po lexojnë këtë frazë, me një burrë që thotë diçka të tillë, vendosin ta zhdukin atë përgjithmonë nga jeta e tyre.

Por kush ka të drejtë?
Mos ndoshta ato që e zbulojnë, bëjnë pjesë tek inteligjentet duke i dhënë fund raportit? Apo të tjerat që e mbajnë një burrë me pretekstin se gjithsesi në shtëpi do të kthehet, pavarësisht tradhtive të tij?

A është e mundur që një mashkull të vendosë të kalojë jetën me një femër të vetme, në një kohë kaq sociale, në të cilën mundësitë për të krijuar lidhje janë të larmishme?

“Kohë të vështira për njerëzit xhelozë! Mbase është e nevojshme të pranohet me logjikë, si nga meshkujt ashtu edhe femrat, se në martesë duhet ecur me një ‘kurorë’ e cila ka në vetvete dy anë të kundërta, dinjitetin dhe mospërfilljen”, kështu thuhet në një artikull të “Huffington Post”, nga një specialist i kësaj çështjeje.

Dhe në fund psikologët një zëri e mbyllin me këshillën: Të gjithë kemi diçka për të fshehur, nuk na duhet një partner, por një bashkëpunëtor i aftë për t’u shtirur sikur nuk ka ndodhur asgjë!