Unë jam dashamir i matjes së suksesit dhe dështimit në mënyrë të pavarur dhe të bazuar në të dhëna të matshme dhe të besueshme më shumë se sa në bazë grabitjes së fjalive dhe deklaratave në mënyrë që të tërhiqet vëmendja e publikut dhe të arrihet ndonjë qëllim politik, i shikueshmërisë apo i klikimeve.
Për këtë edhe jam shumë i lumtur që komuna e Pejës krahasuar me 17 komuna të tjera të Kosovës në kuadër të projektit DEMOS të financuar nga Qeveria Zvicerane, është shpallur komuna e dytë më e mirë në Kosovë bërë në bazë të matjeve profesionale në disa fusha: Menaxhimin Financiar, Hapësirat Publike, Mobiliteti, Mbeturinat dhe Demokracinë Lokale.
Fatkeqësisht ky projekt nuk ka mundur që të monitorojë të gjitha komunat dhe kështu Peja të ketë një konkurrencë më të madhe dhe me këtë edhe një angazhim më të madh timin dhe të ekipit qeverisës në Pejë.
Peja doli komuna e dytë më e mira përderisa në disa pika ishte edhe më mirë se sa vendi i parë dhe atë në çështje shumë të rëndësishme siç është:
«Përqindja e rekomandimeve nga raporti i auditorit të përgjithshëm për vitin e kaluar, plotësisht të adresuara», pikë që është në nivelin më të lartë se vendi i parë. Mirëpo unë besoj se vitin e ardhshëm edhe në këtë pikë do të jemi edhe më mirë dhe do të arrijmë një zbatim edhe më të lartë. Me këtë do të merrem personalisht që të mos na ikë asnjë çështje.
«Përqindja e pagesave të bëra, për mbledhjen e mbeturinave » gjithashtu është më e lartë në ajo e vendit të parë. Edhe këtu ka ende punë për tu bërë. Mirëpo unë mendoj se kjo do të arrihet sidomos pas përmirësimit të dukshëm të këtij shërbimi.
Qyteti i Pejës ka shumë sfida sa i përket menaxhimit të mbeturinave dhe edukimit të popullatës në kujdesin ndaj ambientit. Si komunë kemi arritur që në qendër të qytetit në bashkëpunim me qytetarët të risim pastërtinë duke anuluar kontejnerët e bërllokut dhe duke rritur intensitetin e mbledhjes. Kështu mbeturinat derdhen drejtë në kamionin e mbledhjes e jo nëpërmes kontejnerit. Në këtë rrafsh në Pejë mbetet sfidë pastërtia e lumit dhe ajo e Grykës së Rugovës në veçanti. Për këto komuna është duke punuar për së afërmi me qytetin Horbu ne Suedi në trajtimin e mbeturinave dhe fillimin e riciklimit të tyre.
Matja që na nxori të dytët është bërë edhe në nivelin e demokracisë lokale edhe këtu unë si kryetar ja kam kaluar vendit të parë në «numrin e raportimeve të kryetarit të komunës në takimet e kuvendit komunal".
Gjithsesi konsideroj se edhe niveli i demokracisë lokale do të rritet e sidomos publikimi i vendimeve të komunës, një gjë që do e sjellim shumë më lartë.
Vlerësim përmes këtij projekti që në mënyrë të matshme tregon për të arriturat e komunave në Kosovë dhe drejtimin në të cilin shkojnë ato, konsideroj se është fer dhe i drejtë pasi matja bëhet në bazë të njëjtë dhe krijon një konkurrencë. Komuna e Pejës, do të mundohet që të përmirësoj performacen edhe në nivel me veten edhe në nivel me komunat tjera.
Mendoj se ky vlerësim është shumë më valid se sa ai i ndonjë qytetari të hidhëruar, apo ndonjë qytetari që ka shikuar komunën nga një kënd tjetër, kur ka folur me ndonjë gazetarë. Vlerësimi i qytetarëve për punën do duhej bërë me një anketë profesionale, që do ishte ndihmë edhe për ne që të qeverisim më mirë. Një projekt i tillë gjithsesi se do më ndihmonte edhe mua edhe kryetarëve të tjerë, duke sjell zërin e qytetarëve të vendimmarrësit.
Unë jam i lumtur që në Kosovë ka këso matje dhe ato tregojnë për punën e secilës komunë, duke përfshi edhe komunën e Pejës e cila morri «medaljen e argjendtë». Unë e konsideroj performancen e Pejës si shumë të mirë, e jo shembullore. Për këtë ky rezultat do të mbetet motivim për më mirë. Për fund dua të bëjë një pyetje: A është medalja e argjendtë mjaft?
P.S
Me këtë rezultat të matshëm komuna e Pejës ka fituar grand prej 168 mijë eurosh, mjetet do të investohen në rregullimin e trotuareve, ndriçim dhe rritje të hapësirave të gjelbra.
(Autori është kryetar i Komunës së Pejës)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

“Është rrenë për me më nxjerr” - momenti kur G Bani dyshon se produksioni e gënjyen për babanë e sëmurë

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi