LAJMI I FUNDIT:

A është demokracia tek ne tirani e shumicës?

A është demokracia tek ne tirani e shumicës?

Demokracia presupozon që të drejtat e grupeve minoritare, ashtu si liria individuale, njihen e respektohen me ligj. Shumica ka në dorë pushtetin legjislativ i cili vepron në kuadrin kushtetues. Nëse demokracia e nënkuptuar si pushtet politik i shumicës është tirani të pakicës, herët apo vonë ajo shndërrohet në tirani edhe të vet shumicës, sepse nëse nuk ka norma për të mbrojtur pakicën, atëherë asgjë nuk e garanton, që herët a vonë edhe shumica nuk do të cenohet.

Kur flitet për tirani të shumicës në demokraci, mospërfillja e opozitës është vetëm një element. Madje fjala nuk është thjesht në atë që shumica duhet të ndajë vullnetin e saj me vullnetin e opozitës. Respektimi i të drejtave të opozitës është një aspekt thelbësor, por çështja nuk kufizohet deri këtu. Ideja është shumë më e gjerë dhe këtë e analizon Tukevili kur krahason demokracinë amerikane me atë franceze. Ideja është se si shumicat parlamentare, të legjitimuara përmes votës, të mos rrëshqasin në tirani të shumicës, duke i validuar liritë, të drejtat dhe vetë thelbin e demokracisë.

Ilaçet ose barrierat që kjo të mos ndodhi janë disa. Gjithë çështja është balancimi i lirisë me barazinë. Këto janë dy parimet binjake të demokracisë. Barazia në liri është çelësi i një demokracie të shëndetshme. Por pa hyrë në arsyetime në këtë linjë, tirania e shumicës që rrezikon përherë demokracinë, kërkon:


– Balancim të pushteteve përmes parimit "checks and balances"(kontrollet dhe balancat).

– Sigurimi pavarësisë së institucioneve kushtetuese.

– Një gjyqësor i pavarur si frenim i teprimeve dhe arrogancës së shumicës, por edhe si instrument për mbrojtjen e të drejtave të qytetarit.

Balancimi dhe forcimi i institucioneve të pavarura natyrshëm kërkon mekanizmin e 3/5 (edhe pse praktika jonë ka treguar se më shumë se konsensus, zgjedhja ka qenë kompromis ortakësh).

Megjithatë, edhe para ndryshimeve të Kushtetutës, këto probleme kanë qenë po kaq të mahisura. Kjo sepse një demokraci funksionale, nuk është thjesht dhe vetëm shteti ligjor por ka edhe ca gjëra të tjera që lidhen me shoqërinë dhe vetë funksionimin e demokracisë.

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori