LAJMI I FUNDIT:

A e falin femrat tradhtinë

A e falin femrat tradhtinë

Siç është treguar deri më tani, femra mund ta falë tradhtinë nëse bëhet fjalë vetëm për seks. Mirëpo, nëse janë të përfshira edhe emocionet, femra nuk e fal tradhtinë.

Femra e ka të vështirë të përballet me një situatë në të cilën siguria e saj emocionale është rrezikuar, për këtë arsye rrallëherë mund ta falë mashkullin nëse lidhja e tij e tradhtisë ka zgjatur për një kohë dhe në të janë përfshirë edhe emocionet.

Në martesë, më së shpeshti tradhtojnë meshkujt, por është interesante se gjatë divorcit meshkujt paraqesin tradhtinë si arsye, ndërsa te femrat arsye është ‘sjellja e pakuptueshme’ e partnerit.

Mashkulli nuk mund ta durojë mendimin se dikush tjetër prek trupin e femrës së tij, ndërsa femra nuk mund të durojë se një femër tjetër ka okupuar zemrën e mashkullit të saj. /Telegrafi/