A e duam shtetin?
Shumë shqiptarë të Kosovës mendojnë që patriotizmi nënkupton vetëm të mbrosh vendin apo shtetin nga të tjerët nga pushtimi. Shumë nga ta mendojnë që pas përfundimit të luftës ka përfunduar roli i tyre në mbrojtjen e shtetit.
Jo rastësisht shtrohet pyetja: pse më shumë humbin vlerat kulturore të një kombi apo shteti në paqe sesa gjatë qëndrimit nën pushtues?
Në kohën kur një popull gjendet nën pushtimin e ndonjë pushtuesi, pjesëtarët e atij populli kanë një homogjenitet më të madh i cili vjen nga ekzistimi i qëllimeve kolektive dhe ekzistimi i armikut i cili në mënyrë natyrale e rritë afërsinë, bashkëpunimin, natalitetin dhe respektin brenda popullit të pushtuar.
Çdo popull kur është i pushtuar, nga frika e asimilimit i ruan traditat e tij unike me çdo çmim. Por, pas çlirimit të tyre, atëherë fillon të ndryshohet gjithçka në dëm të ruajtjes së traditave të atij populli apo shteti. Njerëzit mendojnë se ekziston vetëm pushtimi fizik i popujve dhe posa të çlirohen në aspektin fizik, mendojnë se më nuk janë të rrezikuar nga të tjerët. Gabim.
Pas luftës në Kosovë është dashur vetëm të ndërrohet mjeti dhe strategjia e mbrojtjes së popullit dhe traditave tona e jo të mendojmë që jemi të çliruar dhe detyra jonë ka përfunduar. Jo, puna jonë veçse ka filluar. Tashti duhet të punojmë më shumë në ruajtjen e asaj që kemi arritur të ruajmë nga shumë pushtues, e jo ta zhdukim pa asnjë çmim.
Nuk duhet të lejojmë në asnjë mënyrë që vlerat kulturore, traditat tona unike për të cilat është derdhur gjak tani pas luftës, mos t’i ruajmë dhe mos t’i kultivojmë. Nuk duhet të lejojmë të humbet solidariteti mekanik në familje, në grup dhe në shoqëri. Duhet të kemi qëllime kolektive dhe t’i shmangemi solidaritetit organik – shoqërisë së interesit. Sepse, në atë familje , grup apo shoqëri ku nuk ka solidaritet mekanik, bashkëpunim, respekt të ndërsjellë, aty mund të ndodhin shumë dukuri negative (siç po ndodhë sot në shoqërinë tonë). Duhet të ruajmë traditën tonë të zgjedhjes së problemeve, në mënyrë grupore, e jo të bëhemi individualistë. Sepse, individualizmi i tepruar krijon shoqëri të interesit.
Në këtë kohë duhet të tregojmë patriotizëm ekonomik, në mbrojtjen e bizneseve kosovare; duhet të ndalojmë importimin e mallrave nga Serbia; duhet të tregojmë patriotizëm vleror – në ruajtjen e vlerave dhe traditave tona; duhet të tregojmë patriotizëm arsimor, duke i dhënë prioritet arsimimit të gjeneratave të reja… Duhet ta duam vendin tonë. Por, sipas veprimeve që bëjmë, ne nuk e duam – përderisa e vjedhim!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht