Çfarë duhet bërë në rastet kur sjellja e palëkundur, por jo e mirë e partnerit, është rrezik për një lidhje të paqëndrueshme?
Sigurisht, nuk jemi të njëjtë, sa do të kemi të përbashkëta, janë sërish plot gjëra që na dallojnë nga njëri-tjetri, por a duhen bërë kompromise dhe deri në cilën pikë mund të ndryshojë dikush për hir të një raporti?
Përgjithësisht, të gjendur në një situatë të tillë, femrat janë ato të cilat i japin interpretim më shumë, i cili pak a shumë përkufizohet si i tillë: nëse ai nuk tregon vëmendje për ndryshimet e saj, kjo merret si mungesë dashurie, ose të paktën femra, në këtë rast ka ndër mend vetëm një shprehje “ai nuk më do më, ose nuk më do mjaftueshëm”. Sa e vërtetë është kjo? Cila është masa e duhur e ndryshimit për ta mbajtur një raport konstant dhe të parrezikuar?
Më poshtë, psikologët këshillojnë disa zgjidhje për situate të ndryshme.
Ndryshimet: të nevojshme, apo pamundësi?
Koncepti i ndryshimit, në përgjithësi është i lidhur me idenë e përmirësimit, risive dhe rinovimit. Nuk është e habitshme që ndryshimi, si koncept, të bëhet edhe pjesë e një lidhjeje, mirëpo në këtë rast nuk shihet me aq shume pozitivitet. Kjo ndodh, sepse, sa herë që përmendet fjala ndryshim, mendohet menjëherë të hequrit dorë nga diçka. Në fakt, dashuria sjell domosdoshmërinë e një sërë ndryshimesh tek një person, me qëllim që të arrijë të vendos një kompromis me dikë tjetër, me të cilin ka krijuar dhe dëshiron të mbajë lidhjen. Duke u nisur nga shprehja që dashuria nuk është një detyrim, por zgjedhje me dëshirë, është e rëndësishme të kuptohet se në cilat raste partneri duhet ndryshuar dhe në cilat raste kjo gjë është e pamundur. Një femër, duhet të kuptojë që për një mashkull, shpesh është e thjeshtë të ndryshojë vetëm zakonet dhe sjelljen e tij, por jo edhe aq shumë karakterin.
Zakonet e (këqija) të mira
Zakonet, shpesh janë sjellje të fituara, të përsëritshme, për nga eksperienca. Nëse sjellja e partnerit është krijuar para lidhjes si e tillë, vazhdon edhe gjatë lidhjes po ashtu dhe ju nuk jeni dakord me këtë, atëherë bëni mirë t’ia thoni këtë gjë. Një njeri jo i angazhuar në një lidhje, bën një jetë tërësisht ndryshe nga një tjetër, i cili ka një lidhje dhe duhet të kujdeset për të.
Kështu që nëse partneri nuk është i mësuar me jetesën dhe kërkesat e saj në çift, duhet të ndërtoni një raport i cili pjesërisht të ndryshojë zakonet e të dyve, në të mirë të përbashkët.
Karakteri
Njerëzit e krijojnë karakterin e tyre në bazë të prirjeve personale dhe eksperiencave nga jashtë. Karakteri është pjesë e personalitetit, i cili e bën të veçantë çdo njeri. Nëse i kërkoni partnerit tuaj të ndryshojë karakterin, për hir të dashurisë, atëherë dijeni se po përballeni me diçka të sforcuar e cila herët a vonë do të dalë në natyrën e saj të vërtetë. Të qenit çift, presupozon një impenjim nga ana e të dyve, kështu që në vend të të kërkoni ndryshim “me thikë”, pra të prerë dhe rrënjësor, bëni çmos që të zbusni diferencat mes jush. Vetëm se kjo kërkon dashur pa fund dhe vendosmëri për të qëndruar bashkë. Megjithatë, mos e teproni në kërkesat tuaja për ndryshim. Në fund të fundit, jeni dashuruar me këtë person, për atë që ai është dhe jo sepse ju kërkoni ta ktheni në një tjetër.
A ndryshon për dashuri?
Ekziston mundësia në fakt që një mashkull të ndryshojë për hir të dashurisë? Po, ekziston! Por vetëm në rastet kur vërtetë ja vlen dhe dëshira për ndryshim nuk vjen nga ju, por nga partneri që duhet të ndryshojë. Momenti kur ai ose ajo e kupton se duhet të ndryshojë diçka për hir të mirëqenies në lidhje dhe nis ta bëjë këtë gjë, është momenti i ndryshimit real. Një femër nuk mund të pretendojë kurrë të ndryshojë një mashkull, por ajo mund t’i qëndrojë pranë gjatë momenteve të ndryshimit të tij, gjithmonë duke e lënë atë të ndryshojë në mënyrë spontanë, pa e sforcuar. Ngandonjëherë meshkujt janë si fëmijët, nuk bëjnë atë që ju thuhet se duhet ta bëjnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këtë lule të dhomës patjetër duhet ta ketë çdo shtëpi: Pastron ajrin nga të gjitha ndotjet!
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni

Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Luani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare