LAJMI I FUNDIT:

A do të përmirësohet menyja pas rikonfigurimit të Qeverisë ?!

Kostoja e lirë, ushqimi jo i mirë:

Kohëve të fundit me të madhe po flitet për rikonfigurimin e qeverisë Thaçi. Në opinion po qarkullojnë arsyetime të ndryshme pse është e domosdoshme të ndërmerret ky veprim kozmetik. Vërtetë, a do të ketë ndryshime pozitive apo do të përballemi me një status quo, me paketim më atraktiv por me përmbajtje të pandryshuar?

Opozita, që sipas mendimit tim është krejtësisht jokonstruktive e pse mos të thuhet edhe rrënuese këtë rikonfigurim e arsyeton si përpjekje të qeverisë Thaçi të mbijetojë deri te zgjedhjet e përgjithshme që janë paraparë të mbahen në vitin 2011. Gjithashtu, këtë rikonfigurim e argumenton si një faturë për qeverisje të keqe, korrupsion dhe krim të organizuar! Ç’është e vërteta, pjesërisht ka të drejtë por shtrohet pyetja për pastërtinë e opozitës në raport me fenomenet e lartcekura? Nuk kam asnjë dyshim se opozita duke e përfshirë edhe me nder me thënë shoqërinë civile janë më të kontaminuar se vet pozita!


“Opozita” po kënaqet për vet faktin se po përflitet arrestimi i ndonjë zyrtari të qeverisë aktuale! Mirëpo duhet ta ketë shumë të qartë se shpata e Demokleut që rri si kërcenim mbi qafën e disa zyrtarëve të qeverisë aktuale është me dy tehe, njëra për pozitën e tjetra për opozitën! Madje, tehu për opozitën, pozitën e dikurshme nuk është ndryshkur fare por është shumë e mprehtë! Nuk mundet opozita që , me një veprim si Pontie Pilati t’i lajë duart dhe të demëkatohet nga përgjegjësia për korrupsion, krim të organizuar dhe veprime të tjera kundërligjore. Nëse, kur kanë qenë në pushtet e kanë hëngër piten, tepsia (pasuria e tyre përrallore) ka mbetur dhe duket edhe nga hëna aq sa edhe Muri Kinez!

Kryeministri Fejt dhe Kermabo, më falni Thaçi, mund t’i bëjë ndryshime dhe të largojë krejt kabinetin qeveritar por vështirë se mund të ketë përmirësime cilësore. Nuk ka dyshim se në këtë qeveri ka ministra injorantë dhe të korruptuar , por më tregoni në cilën Qeveri nuk ka pasur të tillë?! Hashim Thaçit më së shumti i duhet ky rikonfigurim dhe është një mundësi e shkëlqyer të dekriminalozohen segmente të caktuara të politikës kosovare , qoftë në nivelin qendror, qoftë në atë lokal. Po të pyetej kryeministri Thaçi, rikonfigurimi do të bëhej më herët. Pasi nuk është bërë më herët dhe nëse bëhet tani me sugjerimet (lexo urdhër) të Dragodanit dhe Brukselit, nuk ka dyshim se sharra mund dhe do të hasë edhe në eshtrat e kryeministrit që do të thotë se mund të ketë dhimbje të mëdha ! Disa emra që po përfolen si kandidatë për rifreskim të qeverisë në fakt vetëm do ta rrisin shkallën e kriminalitetit. Dhe, nëse në këtë qeveri do të kooptohen disa llaskucë të shoqërisë civile, vrasës medial, të personaliteteve të caktuara atëherë do ta kemi një situatë ku Kolumbia e Pablo Eskobarit do të jetë shembull se si duket Demokracia në Veprim edhe për Kosovën! Në Republikën e Kosovës nuk ka nevojë të organizohet një gjueti e veçantë për hajna, mjafton që edhe symbyllazi të veprohet dhe të ketë rezultate!

Por për këtë duhet vullnet politik i atyre 2000 policëve, prokurorëve dhe gjykatësve të euleshizuar nga UNMIK-u ! Qartë, ata nuk dëshirojnë të luftojnë krimin e organizuar, as të shqiptarët e as te serbët! Kanë hyrë në senduiç midis dy krimeve të organizuara etnike ( krim i organizuar multietnik sipas Ahtisarit ) dhe po ndjehen shumë mirë dhe rehat në këtë pozitë? EULEX-i dhe UNMIK-u nuk i luftojnë strukturat paralele sepse duke i mirëmbajtur ato janë bërë edhe vet pjesë e tyre!

Motoja e tyre është: ”Le të lulëzoj krimi i organizuar apo spontan nuk ka rëndësi por vetëm mos të rrezikohet situata e sigurisë“, të cilën e cilësojnë si të brishtë por stabile! Mundësi e shkëlqyer për t’i mbajtur nën presion institucionet e Kosovës. Çfarë paradoksi!! Në fund të fundit nuk është me shumë rëndësi në çfarë pjate servohet gjella, kush e hanë atë gjellë por kush është kryekuzhinier dhe përgjegjës për përgatitjen e gjellës dhe menysë!! Duket qartë se edhe për rikonfigurimin e Qeverisë do ta hamë ushqimin e njëjtë, do të ndërrohen vetëm pjatat ! Diçka megjithatë po zihet, sikur në emisionin e RTV 21! Ministrat e Qeveris së Republikës së Kosovës të parikonfiguruarit dhe të rikonfiguruarit krejt çka mundë të bëjnë është ta kriposin gjellën më shumë, t’i dhënë një shije të keqe! Por, përsëri do të vendosin kryekuzhinieret pa asnjë dyshim! E ata janë, Piter Fejt, Iv de Kermabon dhe Kodra e Dragodanit!

Prandaj më lehtë do ta kenë ata ministra që largohen pa u rikonfiguruaruar po me kusht që nuk do ta ndërrojnë vendbanimin (të mos bëhen banorë të Dubravës) se ata ministra që do të vijnë të rikonfiguruar. Prandaj, mos i shani këta ministra që po shkojnë dhe mos thurni lavde për këta që po vijnë sepse në kontekstin aktual politik nuk mund të bëjnë asgjë më tepër. Veçse, ndoshta të vjedhin më shumë!! Mbetet margaritar dhe thënia antologjike e ish – ministrit Ardian Gjini një intervistë në të përditshmen “Epoka e Re“: “këta po vjedhin më shumë se na”. Kjo është një pjesë e opozitës së sotme!

Tadiqi më Manastirin e Deçanit , bileta shitësit në hije:

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq erdhi edhe një herë në Kosovë përkatësisht e vizitoi Manastirin e Deçanit me rastin e Festës së Krishtlindjeve ortodokse. Menjëherë u aktivizua shablloni i mirënjohur nga më herët: Tadiq përmes zyrës së EULESH-it në Beograd dhe UNMIK-ut në Mitrovicën e Veriut ka kërkuar leje nga Institucionet e Kosovës për ta vizituar Kosovën etj. etj.

Institucionet e Kosovës, pas një mbledhjeje të rëndësishme i mundësuan vizitën Tadiqit me kusht që të mos merret me politikë por vetëm të përqafet dhe të puthet nga tri herë me atin Sava dhe Teodosije, asgjë më tepër! Mirëpo, ky tregim është shumë i pavërtetë që të shitet si i vërtetë!

Jo, gazda Tadiqi por asnjë zyrtar i Qeverisë së Serbisë asnjëherë nuk ka kërkuar leje për vizitë nga Institucionet e Kosovës, kjo është e vërteta! Lejen e përkohshme për vizita e ka të garantuar nga Kushtetuta e Kosovë Ahtisarit ndërkaq biletat në këtë rast i lëshojnë Piter Fejt, Iv de Kermabon ( përgjegjës edhe për sigurinë e tyre) dhe Lamberto Zanieri! Këta tanët nuk kanë të drejë as t’i kontrollojnë këto bileta ! Andaj sa është i turpshëm është edhe çoroditës propozimi i një pjese të opozitës që t’i ndalohet hyrja e Tadiqit në Kosovë aq më parë që edhe ata vetë, duke e përqafuar dhe puthur pakon e Ahtisarit, ia kanë krijuar këtë mundësi Tadiqit, Millosheviqit, Gjorgjeviqit dhe iqëve të tjerë nga Serbia! Tash ju ka faj Fatmir Sejdiu, Hashim Thaçi dhe Jakup Çamëria! Jo zotëri, edhe ju jeni pjesë e kësaj andaj heshtni sepse do të veproni njëjtë po të ishit në pozitën e tyre! Tek e fundit, kush e ka penguar opozitën të organizojë demonstrata kundër kësaj vizite dhe merreni me mend se si e kualifikojnë këtë vizitë, shkelje të sovranitetit të Kosovës! Duan të na bindin se Kosova është sovrane dhe tash Tadiqi po e rrezikuaka këtë sovranitet!?

Në krye të kësaj proteste do të ishin krerët e opozitës, Ramush Haradinaj, Nexhat Daci, Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli me haremin e tij politik të përbërë prej nënpresidentëve dhe nënkryetarëve si dhe autoritetet lokale Ali Berisha, kryetar i Pejës, Pali i Gjakovës, Selmanaj i Deçanit dhe kryetari i Junikut të decentralizuar! Atëherë do të kishin të drejtë morale ta gjykojnë treshin e pushtetit aktual në Kosovë, kombëtar dhe ndërkombëtar! Keni qenë dhe jeni pjesë e lojës andaj mos e çprushini shumë se i vjen era! Pastaj, mund të vini edhe në pushtet dhe çka atëherë?! Befasitë nuk përjashtohen, janë shumë të mundshme! Është e pamoralshme ta fajësoni pozitën pse e paska prapanicën e lakuriqur në kohen kur vetë janë krejt cullak.

Dhe krejt në fund, Institucionet e Kosovës duhet ta nominojnë Daniel Serverin për Çmimin Nobel në fushën e fizikës meqë e ka zbuluar se pas 10 vjetëve se veriu i Kosovës kontrollohet nga Beogradi ndërkaq që ne budallenjtë botërisht themi se është pjesë e Kosovës!

(Autori i shkrimit është drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-së. Qëndrimet janë personale)

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori