Çështja Sokol Balla dhe raporti i tij me Top Channel, pas daljes së një videoje intime të gazetarit, u bë objekt debatesh dhe reagimesh ndërmjet emrave të njohur të medias shqiptare. Në një koment të botuesit të gazetës Shqiptarja.com, Karlo Bolino, duke folur për vendimin që do të merrte bordi drejtues i Top Channel, ai shkruante se rreth këtij vendimi "po fërkojnë duart konkurrentët, që duke filluar nga Tv Klan, duken të gatshëm për të pritur me krahë hapur gazetarin mëkatar".
I pyetur për këtë koment, drejtori i përgjithshëm i Tv Klan, Aleksandër Frangaj tha: "Dua t’i them Bolinos se në Tv Klan nuk po fërkojnë as duart dhe as ndonjë gjë tjetër në raport me këtë ngjarje. Sa i takon Sokol Ballës, Tv Klan ka mbyllur njëherë e përgjithmonë krahët dhe çdo mundësi bashkëpunimi me të, që nga koha kur ai u largua prej këtij televizioni shumë vite më parë", tha Frangaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Tv Klan, i pyetur gjithashtu se çfarë vendimi do të merrte nëse një rast i tillë do të kishte ndodhur në televizionin që ai drejton, tha se kompjuteri përdoret për pune e jo për akte virtuale.
"Këtu kompjuterët i përdorim për punë dhe jo për seks virtual. Në Klan, të paktën ata që janë në një moshë madhore besoj se pëlqejnë më shumë raportin fizik se sa të rënit me dorë. Por kjo është çështje private gjithsesi. Unë nuk do të largoja nga puna as Sokol Ballën dhe askënd tjetër për diçka të tillë. Përdorimi i një çështje të tillë për të bërë diversion si ky i Karlo Bolinos ndaj Tv Klan, në vend të respektojë këtë privaci, e rëndon edhe më shumë duke e bërë objekt të një debati publik", tha Frangaj. /Lapsi.al/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

KB “Grapeland Basketball” dhuron pako ushqimore për njerëzit në nevojë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi