LAJMI I FUNDIT:

Arben Gecaj sulmon Visar Ymerin: Je i vonuar në dashurinë për UÇK-në

Arben Gecaj sulmon Visar Ymerin: Je i vonuar në dashurinë për UÇK-në

Ish kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Arben Gecaj ka thënë se dashuria e Visar Ymerit për UÇK-në është tepër e vonuar për shkakun që ky i fundit nuk kishte kontribuar në asnjë formë për luftën dhe kauzën e Kosovës.

Gecaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Ymeri po e përjeton ekstazën më të madhe për UÇK-në, por tepër vonë.

“Visar Ymeri i cili gjatë vitit 1997, 98, 99 ne Londër kurrë nuk u angazhua, nuk mori pjese ne asnjë tubim rreth organizimit te UÇK-së, nuk kontribuoi me as një cent për UÇK- në, në Fondin Vendlindja Thërret apo në 3 për qindëshin, tani po përjeton ekstazën dhe dashurinë për UÇK- në, pak vonë, por s’ka dert, kryesorja , pe han pazari me u bë nacionalist”, ka shkruar Gecaj në Facebook.