LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Durrësit, auditorët e pamjaftueshëm

Universiteti i Durrësit, auditorët e pamjaftueshëm

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës pritet të ketë rreth 9000 studentë për këtë vit akademik bashkë me filialin e Peshkopisë, 2050 prej të cilëve pritet të ulen për herë të parë në auditorët e tij, por infrastruktura aktuale fizike nuk mundëson akomodimin e të gjithë studentëve.

Rektori i universitetit, Mithat Mema, mësimi do të zhvillohet nga ora 08:00 deri në orën 20:00 ndërsa një pjesë e fakulteteve do ta zhvillojnë mësimin në shkollat e mesme të qytetit të Durrësit. Ai shtoi se ndoshta për vitin akademik 2012-2013 studentët e universitetit “Aleksander Moisiu” do të mund të ndjekin studimet në auditorin e ri që do të ndërtohet së shpejti në zonën e Spitallës.

“Ne shprehim bindjen që në këtë vit, 2012-2013, me ndërtimin e godinës së re dhe dyfishimin e kapaciteteve fizike, zgjidhim nevojat imediate për infrastrukturë fizike dhe më pas, hap pas hapi do të ecim me ndërtimin e kampusit për t’u ofruar studentëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” kushte të standarteve bashkëkohore europiane.

Rektori Mema tha se propozimet e universitetit janë miratuar nga qeveria, ndërsa ka shpjeguar edhe vendet sipas fakulteteve në 46 programe studimi, raportoi AS./Telegrafi/