LAJMI I FUNDIT:

Veliu: Obligim ruajtja dhe mbrojtja e pyjeve

Veliu: Obligim ruajtja dhe mbrojtja e pyjeve

Në Ditën Botërore të Pyjeve të Pastra, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), Vezir Januzi, ka vizituar disa zona me pyje në komunën e Podujevës.

Vizita e kryetarit të Podujevës Agim Veliu në zonat me pyje është bërë në Ditën Botërore të Pyjeve të Pastra. Me këtë rast ai është shprehur i kënaqur me punën e bërë nga DBPZHR-ja në aksionin e përbashkët me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Agjencinë e Pyjeve për pastrimin e pyjeve.

“Është një obligim, jo vetëm i institucioneve, por edhe i qytetarëve që të përkujdesemi për ruajtjen dhe mbrojtjen e pyjeve tona, si një pasuri e çmueshme natyrore”, tha Veliu, gjatë vizitës në ngastrën me pisha në fshatin Kërpimeh.

Kryetari Veliu, gjatë vizitës edhe në zona të tjera me pyje, shprehu shqetësim për vazhdimin e dukurisë së prerjes ilegale të pyjeve.


Në aksionin e organizuar nga DBPZHR në bashkëpunim me Ministrinë së Mirëqenies Sociale dhe Agjencinë e Pyjeve, i cili ka filluar dy muaj më parë, në disa ngastra të pyjeve është bërë largimi shkurreve dhe mbeturinave nga prerjet ilegale si dhe mbeturinave që janë hedhur nga qytetarët.

Drejtori i DBPZHR, Vezir Januzi tha se aksionet për pastrimin e pyjeve në territorin e komunës së Podujevës organizohen çdo vit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Sa janë të sigurta mjetet financiare në Trust, pse nuk mund të tërhiqen paratë nga Trusti në rastet kur qytetarët kanë nevojë për çështje shëndetësore – flet eksperti e ekonomisë

Sa janë të sigurta mjetet financiare në Trust, pse nuk mund të tërhiqen paratë nga Trusti në rastet kur qytetarët kanë nevojë për çështje shëndetësore – flet eksperti e ekonomisë

Ekonomi
Ekzekutohen pagat e punonjësve publikë

Ekzekutohen pagat e punonjësve publikë

Ekonomi
Bëni çdo hap me stil: Gjeni mbathjet tuaja në CCC - 75mall.com

Bëni çdo hap me stil: Gjeni mbathjet tuaja në CCC - 75mall.com

Gorenje Department Store
Automobil-ks & Prone-ks: Dy platforma revolucionare për blerjen dhe shitjen e makinave dhe pronave në Kosovë

Automobil-ks & Prone-ks: Dy platforma revolucionare për blerjen dhe shitjen e makinave dhe pronave në Kosovë

Automobil-ks
Uji me të cilin pastrohemi, lëkura që posedojmë: Zgjidhja më e mirë - Imperial Shower nga Camelot

Uji me të cilin pastrohemi, lëkura që posedojmë: Zgjidhja më e mirë - Imperial Shower nga Camelot

Camelot Kosova
Ma n’fund! Gjiganti i “vapes” Crystal nga Evapify sjellë produktet “big puffs” në Kosovë

Ma n’fund! Gjiganti i “vapes” Crystal nga Evapify sjellë produktet “big puffs” në Kosovë

Crystal Evapify
Kalo në kategori