LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm i Letonisë, nesër në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Letonisë, nesër në Kosovë

Edgars Rinkevics, ministër i Punëve të Letonisë, do të qëndrojë nesër në Kosovë.

Ministrin letonez do ta presë ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petri Selimi.

Pas takimit do të mbahet konferencë për media nga ministri Çollaku dhe ministri Rinkevics.

Ministrin e Jashtëm të Letonisë do ta presë nesër edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. /KP/