Matja e shkallës së urisë në botë është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar. Shpesh zyrtarët dhe politikanët nuk kanë në dispozicion informacionin më të fundit. Tani, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë shpreson ta ndryshojë këtë aspekt nëpërmjet një projekti të quajtur Zërat e Urisë.
Kjo agjenci e OKB-së kërkon të dëgjojë nga vetë popullata dhe jo vetëm të vlerësojë statistika, studime dhe raporte të ndryshme. Zyrtari i lartë në zyrën e statistikave të Agjencisë së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, Carlo Cafiero thotë se sistemi i tanishëm për matjen e furnizimeve ushqimore dhe urisë, megjithëse i rëndësishëm, është objekt vonesash të mëdha, transmeton VOA.
“Nga momenti kur statistikat mblidhen deri në momentin kur ato na kalohen neve, mund të duhen 2 deri 3 vjet dhe kjo nëse ne kemi informacionin aktual sepse studimet mbi konsumin ushqimor nuk janë pjesë e rregullt e studimeve vjetore, as edhe në vendet e zhvilluara”, ka thënë Cafiero.
Studimet rreth konsumit ushqimor në përgjithësi zhvillohen çdo 5 vjet. “Ne nuk kemi një puls të situatës së tanishme dhe kjo u duk qartë gjatë krizës së çmimeve të ushqimeve”, tha ai.
Në vitin 2007 shumë njerëz parashikuan një recesion ekonomik global dhe çmimet e ushqimeve filluan të ngrihen. Cafiero thotë se kjo çoi në atë që ai e quan një skenar shumë pesimist rreth konsumit ushqimor.
“Vetëm pas pak vjetësh ne mësuam se, për shembull, Kina, India dhe shumë vende të tjera në zhvillim nuk përjetuan ngadalësim të zhvillimit ekonomik. Skenari pesimist nuk ndodhi në çdo vend dhe pikërisht në këto vende parashikimi i bazuar në një model për të bërë një vlerësim të situatës aktuale provoi se ishte i gabuar”, th Cafiero.
Projekti i ri Zërat e Urisë është përshkruar si i shpejtë dhe më i saktë. Ai do të përdorë anketa të individëve për të mbledhur informacion lidhur me nivelin e urisë. Anketat do të zhvillohen çdo vit në bashkëpunim me organizatën gjigante të anketimeve, Gallup.
Projekti do të provohet gjatë muajve të ardhshëm në Angolë, Etiopi, Malavi dhe në Niger.
“Do të zhvillohen anketime individuale, duke i kontaktuar njerëzit me telefon ose drejtpërdrejt. Pra do të kemi një përfaqësim kombëtar të këtyre individëve, të cilët do të pyeten rreth përvojave të tyre. Dhe nga përgjigjet e tyre ne mund të përllogarisim nivelin e pasigurisë ushqimore, që ka ndikuar tek ata dhe familjet e tyre”, tha Cafiero.
Anketuesit i pyesin këta individë rreth përvojave të tyre gjatë 12 muajve të fundit, si për shembull nëse u mbaruan ushqimet, apo nuk hëngrën një vakt të ditës apo një ditë të tërë. Gjithsej atyre u bëhen 8 pyetje.
Zyrtari i Agjencisë së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, Carlo Cafiero thotë se anketimet nuk janë objektive dhe ato do të vlerësohen nga ekspertë. Duhen vetëm 3 muaj nga koha e anketimeve deri sa zyrtarët të marrin informacionin.
Projekti Zërat e Urisë do të zgjerohet për të përfshirë 160 mijë njerëz në 150 vende. Projekti 5-vjeçar do të rezultojë në një standard të ri të Agjencisë për Ushqimin dhe Bujqësinë lidhur me sigurinë ushqimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSaga e Hotelit Grand - Pse do të paguajë Kosova miliona për privatizimin e dështuar?
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Udhëtoni drejt top destinacioneve evropiane shpejt dhe sigurt!
Xhaka-BOOM, dhe… flokët e reja në Ozone Hair Clinic!
Tara Residence - Standarti i ri i jetesës moderne në Prizren
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
"Drama, lot e komplikime", publikohet videoja e operimit të Edona James për të zvogëluar gjoksin
Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?
Të shtëna armësh në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, dy të vrarë - policia në kërkim të dyshuarit
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Olmon - ka gjasa që ai të luajë në finale të Superkupës së Spanjës
Trump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë