LAJMI I FUNDIT:

Zvicra, së shpejti padi kundër Azem Sylës?

Zvicra, së shpejti padi kundër Azem Sylës?

Gjykata Administrative e Soloturnit kishte konstatuar se Azem Syla “kishte shfrytëzuar apo madje edhe abuzuar për vite me radhë sistemin e këtushëm social". Rasti i tij është drejt përfundimit. “Procedura ka ecur mjaft shumë përpara. Hetimi penal për mashtrim do të përmbyllet në javët në vijim”, ka thënë një zëdhënëse lidhur e rastin.

Në mars të vitit 2012, Prokuroria kishte hapur hetimet kundër Sylës, duke u mbështetur në një kallëzim penal të bërë nga fondi (arka) i kompensimeve e Solothurnit. Kallëzimi ka të bëjë me “shfrytëzimin e bërë padrejtësisht të të ardhurave suplementare në vlerë të 426 mijë frangave”. Gjykata Administrative e Soloturnit në shkurt të vitit 2012 në vendimin e saj kishte konstatuar se Azem Syla “kishte shfrytëzuar apo madje edhe abuzuar në mënyrë të konsiderueshme për vite me radhë sistemin e këtushëm social”.

Lidhur me këtë konstatim, gjykata në fjalë kishte vërtetuar vendimin e mëparshëm për dëbimin nga Zvicra të Sylës.

Azem Syla ka ushtruar ankesë ndaj këtij vendimi, duke e shtyrë lëndën deri në Gjykatën Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë, shkruan solothurnerzeitung.ch. Por, pas vendimit negativ, ai në muajin maj të vitit 2012 ai ishte detyruar të braktiste Zvicrën.


Ish komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, në vitin 2010 qe zgjedhur deputet në Parlamentin e Kosovës, përkundër faktit se zyrtarisht ishte i regjistruar se jetonte në Biberist, Kantoni Solothurn i Zvicrës, shkruan gazeta. /albinfo.ch/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori