LAJMI I FUNDIT:

A do të zbulohet vrasësi i Elvis Pistës?

A do të zbulohet vrasësi i Elvis Pistës?

Kanë kaluar më shumë se gjashtë javë dhe ende s’ka asnjë të dyshuar për vrasjen e Elvis Pistës, ish-kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës.

Zyrtarët e Prokurorisë që po merren me këtë rast kanë thënë se mënyra profesionale e vrasjes së Pistës e ka vështirësuar zbardhjen e rastit.

“Vetë mënyra profesionale e vrasjes i tregon të gjitha”, ka thënë Kryeprokurorja Shpresa Bakija.


Megjithëkëtë, ajo premton se Prokuroria dhe organet tjera të hetuesisë janë duke punuar në të gjitha pistat për t’i nxjerrë autorët e vrasjes para drejtësisë.

“Nuk ka të dyshuar për momentin. Jemi duke punuar me të gjitha forcat për zbardhjen e kësaj vrasje”, ka thënë Bakija, për Express, të mërkurën.

“Pistat e hetimeve janë ato që kanë qenë në fillim. Jemi duke analizuar, shqyrtuar dhe duke ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore. Ende nuk e kemi përfunduar”.

Elvis Pista ishte vrarë në Rahovec të dielën e tretë të muajit qershor, apo një javë pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale, ku ai ishte kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Deri më tash, më shumë se 40 persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, por te asnjëri s’kanë gjetur elemente se mund të jetë vrasësi i Pistës. /Express/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Një muaj paraburgim të dyshuarit për plagosjen e tre personave në Pejë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për plagosjen e tre personave në Pejë

Drejtësi
Kalo në kategori