LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi: Lavdrim Muhaxheri dhe të tjerët si ai, janë turpi i vendit

Rexhepi: Lavdrim Muhaxheri dhe të tjerët si ai, janë turpi i vendit

Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i ka quajtur turpi i shtetit të Kosovës njerëzit si Lavdrim Muhaxheri, i cili po lufton në Siri.

Ai tha se veprimet e tij, u japin një imazh të keq Republikës së Kosovës, e jo vetëm familjes së tij dhe miqve të tij.

Rexhepi tha se i kanë marr të gjitha masat ndaj këtyre njerëzve, madje duke lëshuar fletarrest ndërkombëtarë për Muhaxhirin.

Ai theksoi se ata si ministri dhe Qeveri kanë iniciuar dhe sponsorizuar një projektligj për ata që luftojnë jashtë vendit, por i cili për shkak të shpërbërjes së parlamentit nuk ka arritur të finalizohet.


“Natyrisht se këta njerëz të cilëve ju ka shpërlarë truri nga një ideologji e gabuar. Ata janë një turp për shtetin e Kosovës dhe natyrisht ne me të gjithë mekanizmat ligjor do t’i ndërmarrim të gjitha masat. Në një mënyrë për atë është përgatitur edhe një fletarrest ndërkombëtar kështu që ai e ka marr rrugën e pakthim dhe shumë mendimtar të tij, dhe ata përveç që e dëmtojnë vetën, familjarët e tij por edhe rrethin dhe imazhin e shtetit të Kosovës”, tha Rexhepi.

Lavdrim Muhaxheri me një grup personash tjerë nga Kosova janë duke luftuar në Siri, madje Muhaxhiri e ka shqyer edhe pasaportën e Kosovës duke e quajtur shtet të poshtër. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Lajme
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
Kalo në kategori