LAJMI I FUNDIT:

VV me “hajmali” për Bajram Rexhepin

VV me “hajmali” për Bajram Rexhepin

Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje!” organizuan një aksion në shenjë proteste për deklaratën e Bajram Rexhepit në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e 22 shtatorit, të Kuvendit të Kosovës, kur Glauk Konjufca ka kërkuar shpjegime se pse nuk janë krijuar nënstacionet policore në fshatrat shqiptare të veriut, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kishte thonë se “nëse ndonjëri ka frikë, atëherë duhet të përdorim metodat alternative – ndoshta t’u sigurojmë ndonjë hajmali të fortë”.

“Nuk kaloi java dhe tre shqiptarë u rrahën e u tortuaruan tek po bënin punët e tyre atje. Ai uli kokën sikur struci dhe duke mos folur do të përpiqej të na thoshte se aty nuk ka probleme serioze me të cilat do të duhej të merrej ministri”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes, sipas së cilës Bajram Rexhepi, Hashim Thaçi dhe qeveritarët tjerë janë të brengosur vetëm për sigurinë e vet, meqë “lëvizin me makina të blinduara e me eskorta edhe brenda Prishtinës, ndërsa në veri nuk guxojnë as të shkelin”.

“Siguria e popullit të Kosovës nis aty ku cenohet siguria e këtyre qeveritarëve… Kosova është pa integritet territorial pikërisht sepse ka për ministra individë joseriozë dhe për kryeministër një gënjeshtar publik”. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Lajme
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Kalo në kategori