LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Anamorava në rrezik!

Vetëvendosje: Anamorava në rrezik!

Lëvizja “Vetëvendosje” alarmon për rrezikun që po i kanoset rajonit të Anamoravës. Në një komunikatë shtypi, thuhet se Serbia synon të konsolidohet në Anamoravë dhe rajone të tjera, ashtu siç ka bërë me veriun e vendit.

“Për t’i kapërcyer problemet në terren, njerëzit duhet të vetorganizohen për t’i mbrojtur fshatrat e banuara me shqiptarë që të mos kalojnë në ato serbe, të parapara me planin e Ahtisaarit”, thuhet në komunikatë.

Lëvizja sugjeron që organizimet të jenë të paqësore si peticionet, protestat e demonstratat masive në Prishtinë. Por edhe në të gjitha qytetet e tjera. “Vetëvendosja” ka shtuar aktivitet në rajonet që pritet t’i nënshtrohen planit të decentralizimit dhe ku do të formohen komuna të reja me shumicë serbe. /ktv/