LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 14° partlycloudy_day

Ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Inspeksionit në Gjilan, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Inspeksionit në Gjilan, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj drejtoreshës së Inspeksionit, Entela Hyseni, si dhe udhëheqësit të Inspeksionit, Salih Kqiku.

Në një përgjigje për Telegrafin, zyrtarja për informim me publikun, Liridona Xheladini, tha se me datë 10 mars 2025 është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit, Salih Kqiku, ndërkaq më datë 18 mars 2025, është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës, Entela Hyseni.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, më datë 10.03.2025 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.K., për shkak të veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa, më datë 18.03.2025 është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës E.H., për shkak të veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar'”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Gjilan.


Ndryshe, rasti ka të bëjë me një afarist në Gjilan i cili nuk ka mundur t’i shfrytëzojë lokalet e tij për shkak të një muri që është raportuar se është vendosur kundërligjshëm. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Mianmar - momenti kur shemben ndërtesat

Tërmet i fuqishëm në Mianmar - momenti kur shemben ndërtesat

Azia
Dodik u mundua të ulet afër Netanyahut - organizatorët e dëbojnë nga konferenca në Jerusalem

Dodik u mundua të ulet afër Netanyahut - organizatorët e dëbojnë nga konferenca në Jerusalem

Azia
Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Magazina
Edhe urat nuk i rezistuan tërmetit të fuqishëm në Mianmar

Edhe urat nuk i rezistuan tërmetit të fuqishëm në Mianmar

Azia
Gjenden tri armë të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë, dyshohet se u përdorën në rastin e vrasjes në Prishtinë

Gjenden tri armë të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë, dyshohet se u përdorën në rastin e vrasjes në Prishtinë

Kronika e Zezë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Kalo në kategori