LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 12° cloudy

Autostrada Biennale dhe QRTK Prizren synojnë ri-funksionalizimin inovativ të trashëgimisë kulturore

Autostrada Biennale dhe QRTK Prizren synojnë ri-funksionalizimin inovativ të trashëgimisë kulturore

Autostrada Biennale dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren kanë formalizuar një bashkëpunim të ri, me synimin për të promovuar dhe ri-funksionalizuar në mënyrë inovative objektet me vlerë të trashëgimisë kulturore.

Sipas njoftimit, ky memorandum përcakton angazhimin e përbashkët për ta shndërruar trashëgiminë kulturore në një hapësirë të gjallë ndërveprimi, ku arti bashkëkohor dhe historia e qytetit ndërthuren për të frymëzuar krijimtari dhe zhvillim social.

“Në kuadër të këtij bashkëpunimi, gjatë edicionit të pestë të Autostrada Biennale kuruar nga Erzen Shkololli, i cili do të mbahet nga 5 korriku deri më 5 tetor 2025, do të organizohen një sërë aktivitetesh, përfshirë ekspozita, vizita grupore dhe programe edukative, me qëllim të angazhimit të komunitetit lokal dhe profesionistëve të fushës”, thuhet në njoftimin e Autostrada Biennale, raporton Telegrafi.


Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha ka shprehur qëndrimin se “vazhdimi i bashkëpunimit me Autostrada Biennale është një hap i natyrshëm në përpjekjet për të integruar trashëgiminë kulturore të Prizrenit në një nivel më të gjerë dhe ndërkombëtar”.

“Ky bashkëpunim ka treguar se lidhja midis artit bashkëkohor dhe trashëgimisë kulturore mund të krijojë një sinergji të fuqishme, e cila ka pasur një ndikim të thellë në zhvillimin e qytetit dhe në forcimin e lidhjeve tona me komunitetin global”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa Leutrim Fishekqiu, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Autostrada Biennale ka vlerësuar këtë memorandum si një mundësi për të promovuar trashëgiminë kulturore përmes artit bashkëkohor dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave kulturore.

“Ky bashkëpunim na jep mundësinë të eksplorojmë mënyra të reja se si arti bashkëkohor mund ta sjellë trashëgiminë kulturore më pranë njerëzve. Përmes projekteve të përbashkëta, do të punojmë që këto hapësira të mos jenë vetëm kujtesë e së kaluarës, por edhe pjesë e përvojës së përditshme kulturore, të hapura dhe të afërta me komunitetin”, është shprehur Fishekqiu, raporton Telegrafi.

Përtej projekteve lokale, sipas njoftimit, ky memorandum synon të ndërkombëtarizojë trashëgiminë kulturore të Prizrenit, duke e integruar atë në rrjetet globale të artit dhe institucioneve kulturore.

“Përmes Autostrada Biennale, qyteti pritet të mirëpres artistë, kuratorë, studiues dhe vizitorë nga e gjithë bota, duke shndërruar Prizrenin në një qendër të rëndësishme të artit bashkëkohor, jo vetëm në rajon, por edhe në skenën ndërkombëtare”, përfundon njoftimi i Autostrada Biennale. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Kalo në kategori