LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 16° rain

Pjesa e mbetur nga arkiva personale e akademikut, Minir Dushi dorëzohet në biblotekën e Universitetit të Mitrovicës

Pjesa e mbetur nga arkiva personale e akademikut, Minir Dushi dorëzohet në biblotekën e Universitetit të Mitrovicës

Tashmë libra, studime dhe materiale të ndryshme nga arkiva personale e akademikut, Minir Dushi, janë dorëzuar në Biblotekën e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Ky fond librar dhe studimor është dorëzuar nga i biri i akademikut, Baton Dushi. Ndërsa është pranuar nga drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun, Ahmet Jashari dhe udhëheqësi i Bibliotekës Universitare, Alban Fazliu, shkruan Telegrafi.

Udhëheqësi i Bibliotekës, Alban Fazliu, ka thënë se këto janë materiale të vlefshme për bibliotekën.


“Udhëheqësi i Bibliotekës, Alban Fazliu, tha se këto janë materiale jashtëzakonisht të vlefshme për bibliotekën, të cilat do të jenë në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik”, thuhet në njoftim.

Sipas tij, i gjithë materiali do të sistemohet në këndin e bibliotekës “Minir Dushi”, ku gjenden edhe libra dhe dokumente të shumta që ishin dorëzuar nga para disa vitesh nga vetë akademiku.

27 janar 2025 vdiq në moshën 96 vjeçare akademiku, Minir Dushi.

Ai ishte inxhinieri i parë shqiptar në minierën e Trepçës në Stantërg dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) që nga themelimi i saj më 1975. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Magazina
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori