LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 3° partlycloudy_night

Banorët e Banullës i drejtohen komunës me një kërkesë urgjente për renovimin e shkollës

Banorët e Banullës i drejtohen komunës me një kërkesë urgjente për renovimin e shkollës

Këshilli i fshatit Banullë të Komunës së Lipjanit kanë drejtuar sërish kërkesë urgjente në komunë për renpovimin e objektit të shkollës pasi që sipas tyre po rrezikon fëmijët dhe banorët që qarkullojnë përgjatë rrugës. Objekti i kësaj shkolle prej më shumë se një dekadë nuk është në funksion.

Ditë më parë Telegrafi e ka trajtuar shqetësimin e banorëve të këtij lokaliteti të cilët patën deklaruar se janë dy shkolla të degraduara dhe që kërkojnë intervenim urgjent nga ekzekutivi i komunës. Ndërkaq, në përgjigjen e komunës është thënë se sa i përket shkollës në Banullë-Gllogovc, Komuna ka planifikuar të ndërtoj Çerdhe për qëndrim tërë ditor.

Në kërkesën e këshillit të fshatit, midis të tjerash thuhet se kërkesa është urgjente për intervenim në shkollën fillore (shkolla e vogël).


“Me këtë letër po ju drejtohem për një shqetësim serioz dhe urgjent që ka të bëjë me gjendjen e rënduar të shkollës fillore (shkolla e vogël) në fshatin Banullë. Për vite me radhë, kemi kërkuar ndërhyrje për renovimin dhe mirëmbajtjen e saj, por fatkeqësisht deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete. Kjo shkollë, e cila është ndër më të vjetrat në Lipjan, ndodhet në një gjendje të mjerueshme, me kulmin e dëmtuar dhe strukturën e rrezikuar, duke përbërë një kërcënim serioz për sigurinë e fëmijëve që luajnë dhe qëndrojnë pranë saj”, thuhet në kërkesën e këshillit.

Këshilli ka kërkuar më tej që shkresa t’i shkonte edhe kryetarit të komunës dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse për të marrë masa të menjëphershme për vendosjen e shiritave të sigurisë derisa të nisin procedurat tjera për renovim.

“Të vendosen shirita sigurie dhe sinjalizime parandaluese për të ndaluar hyrjen e fëmijëve dhe qytetarëve në objekt, derisa të merren masa të tjera. Pastaj, të hartohet dhe zbatohet një plan i shpejtë për renovimin e shkollës, duke përfshirë riparimin e kulmit dhe përmirësimin e infrastrukturës. Shpresojmë që kërkesa jonë të merret seriozisht dhe të veprohet sa më shpejt për të shmangur ndonjë fatkeqësi të mundshme”, thuhet më tej në kërkesën e këshillit të fshatit Banullë.

Rreth kësaj çështje është debatuar edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, derisa kuvendari nga radhët e PDK-së Arsim Jashari që është banor i Banullës, ka kërkuar me urgjencë që komuna të marrë masa urgjente për renovimin e objektit të shkollës, dhe rrënimin e objektit të madh i cili është degraduar në masë të madhe. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

Kombëtarja e Shqipërisë
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Kalo në kategori