LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 3° fair_night

Ekzekutivi i Lipjanit ndanë 323 bursa nga 400 sa kishte premtuar

Ekzekutivi i Lipjanit ndanë 323 bursa nga 400 sa kishte premtuar

Komuna e Lipjanit është në fazën përfundimtare për dhënien e bursave për studentët për vitin 2024/2025. Por opozita e ka kritikuar se gjatë fushatës së fundit zgjedhore janë dhënë premtime nga ekzekutivi se do të ndahen 400 bursa, ndërkohë komuna ka proceduar vetëm 323 prej tyre.

Rreth kësaj çështje është debatuar mjaftë gjatë edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit, derisa ekzekutivi sqaruan se një pjesë e studentëve që studiojnë jashtë shtetit e kanë mundësinë të aplikojnë drejtpërdrejtë në zyrën e kryetarit të komunës për subvencionim të veçantë.

Lulëzim Rrustemi, kuvendar nga radhët e PDK-së, ka thënë se ekzekutivi i komunës, pikërisht kryetari Ahmeti ka bërë fushatë me procesin e bursave dhe në fund nuk e mbajti premtimin.


“Kuvendi ka bërë shpalljen për 400 bursa për studentët nga Lipjani për vitin 2024/2025, ndërkohë në muiajin janar ky proces është shtyer edhe për disa ditë, kurse tash e kam parë që lista është prej 323 vetave. Ka qenë një premtim i madh i ekzekutivit duke bërë fushat për këtë proces kurse në fund e kemi një përformancë të dobët dhe nuk u mabjt premtimi”, ka kritikuar Rrustemi.

Në anën tjetër Diamant Bytyqi, nënkryetar i Komunës së Lipjanit në mbledhjen e fundit të kuvendit ka njoftuar procesi i bursave ka kaluar në procesin e rregullt dhe ky proces ishte shtyrë për shkak të ditëve të festave që parashihej me ligj.

“Ne i kemi shpallur 400 bursa, por bazuar në aplikimet dhe kriteret që kanë plotësuar studentët, kanë marrë bursa vetëm ata që kanë plotësuar kriteret. Për studentët jashtë vendit që hapësirë përmes zyrës së kryetarit të subvencionohen në mënyrë direkte”, ka sqaruar Bytyqi./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

Kombëtarja e Shqipërisë
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Kalo në kategori