LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 1° clearsky_night

I mbijetuari i masakrës së Dubravës: Kam parë gjuajtje, armatim dhe njerëz ose pjesë të tyre duke fluturuar në ajër

I mbijetuari i masakrës së Dubravës: Kam parë gjuajtje, armatim dhe njerëz ose pjesë të tyre duke fluturuar në ajër

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Gavrilo Milosavleviq, të enjten dëshmoi i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Avni Klinaku, i cili rrëfeu për përjetimet në atë ngjarje.

Gavrilo Milosavleviq në cilësinë e gardianit në burgun e Dubravës po akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.

Klinaku përshkroi tmerrin që kishte përjetuar si i burgosur në burgun e Dubravës. Tha se pas bombardimeve në këtë burg, më 22 maj 1999 kishte pasuar ngjarja tragjike e vrasjes se të burgosurve nëpër pavijonet e burgut.


“Ajo që është më e rënda dhe tragjikja është se më 22 maj, forcat policore të dedikuara për burgun ose gardianët e burgut të Dubravës, kanë hyrë brenda objekteve të burgut dhe numrin e të vrarëve dhe plagosurve e kanë pesëfishuar, diku 20 të vrarë kanë qenë nga bombardimet e NATO-së dhe 30-40 të plagosur. Ndërsa, nga ana e forcave serbe kanë qenë mbi 100 të vrarë dhe 300 të plagosur”, tha Klinaku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari tregoi se ishin ftuar nga komandanti i burgut, të cilin, sipas tij, e quanin “Aca”, që të dilnin nga pavijonet dhe ishin vendosur në afërsi të mureve të burgut, ku thotë se ishin qëlluar me armë të ndryshme.

I pyetur çfarë kishte parë ai në ato momente, dëshmitari u përgjigj se kishte parë armatim e njerëz të vrarë.

“Ajo që kam pa unë ka qenë gjuajtjet, armatimin dhe njerëzit ose pjesë të njerëzve duke fluturuar në ajër…”, shtoi ndër të tjera dëshmitari Klinaku.

Në atë moment, ai thotë se bashkë me disa të tjerë kishin ikur dhe ishin barrikaduar në pavione, kurse në fushën e sportit kishin mbetur të vrarët dhe të plagosurit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2023, thuhet se Gavrilo Milosavlevq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës në bashkëkryerje me persona të tjerë kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzor ndaj të burgosurve civil shqiptarë.

Gjithnjë sipas aktakuzës në bashkëkryerje me njësit policore serbe Milosavleviq kishin kryer vrasjen masive të të burgosurve shqiptarë me ç’rast në ditën e incidentit kishin urdhëruar që në oborrin e burgut të dalin 1 mijë të burgosur të vendi i quajtur “Fusha e Sportit”, me pretekstin se do t’i numëronin të burgosurit dhe do t’i dërgonin në ndonjë vend tjetër më të sigurt për t’i mbrojtur të burgosurit nga bombardimet e NATO-s.

Tutje në aktakuzë thuhet se menjëherë pas rreshtimit të të burgosurve ushtarakët serbë kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitraloz, mortajë dhe armë të tjera dhe se ky operacion i vrasjes i cili kishte filluar nga 22 maj 1999 dhe kishte zgjatur deri më 24 maj 1999, ku si rezultat i këtyre sulmeve kishin mbetur të vrarë 109 të burgosur.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Milosavleviq në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë ushtarak serbë kishin shkuar thuajse çdo ditë nëpër pavijonet e Burgut të Dubravës, konkretisht në pavijonin “B” dhe “C”, duke i rrahur në mënyrë mizorë dhe çnjerëzorë të burgosurit civil shqiptare.

Në aktakuzë përmend se si disa roje kishin shkuar edhe në qelinë ku ishte i vendosur edhe Ukshin Hoti, Gani Baliu, Skender Gashi, Mehmet Memqaj, dhe Shkelqim Zllanoga ku të njëjtëve u kishin fikur dritat fillimisht dhe pastaj ju kishin drejtuar me fjalët Ukshin Hotit “ Profesor sherri juaj po na ndodhin bombardimet e NATO-s”, duke e ofenduar dhe sharë gjatë gjithë kohës, sa që në një moment thuhet se roje kishin kapur për fyti Shkelqim Zllanogën ku thuajse ja kishin ndalur frymëmarrje.

Për këto veprime i akuzuari Milosavleviq akuzohet se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsi civile”. e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje ” LP i RSFJ-së “) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Në trend

Më shumë
Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Kalo në kategori