LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -4° clearsky_night

Ministria e Kulturës realizon një projekt me disa nxënës në Shtime

Ministria e Kulturës realizon një projekt me disa nxënës në Shtime

Rreth 40 nxënës nga shkollat SHFMU “Bajram Curri” dhe SHFMU “Lasgush Poradeci”, në komunën e Shtimes, kanë marrë pjesë në projektin “Drejt Malit”, një aktivitet që synon promovimin e sportit dhe aventurës. Ky program mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe është realizuar nga Federata e Sportit Shkollor në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës dhe Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK).

Projekti është pjesë e përpjekjeve për promovimin e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe sporteve malore.

Komuna e Shtimes, ka njoftuar se në këtë projekt morën pjesë 40 nxënës nga këto dy shkolla, të cilët sfiduan veten në ngjitje malore dhe gara të ndryshme, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme fizike dhe mendore. Përkushtimi dhe energjia e tyre u shpërblyen me medalje dhe mirënjohje, duke dëshmuar se puna e palodhur dhe bashkëpunimi sjellin sukses.


Një kontribut të veçantë në organizimin dhe realizimin e këtij projekti e ka dhënë  Bujar Tershani, nga Federata e Sportit Shkollor e Republikës së Kosovës, i cili mbështeti nxënësit gjatë gjithë aktivitetit dhe ndihmoi në koordinimin e garave. Ai shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e të rinjve dhe rëndësinë e aktiviteteve të tilla.

“Ky projekt është një shembull i shkëlqyer se si sporti dhe natyra mund të bashkohen për të ndihmuar zhvillimin fizik dhe mendor të të rinjve. Entuziazmi dhe përkushtimi i nxënësve të Shtimes treguan se me punë të palodhur dhe bashkëpunim, çdo sfidë mund të kalohet me sukses”, tha Tershani, duke shtuar se Komuna e Shtimes vazhdon të mbështesë iniciativa të tilla, duke inkurajuar të rinjtë të marrin pjesë në aktivitete sportive dhe edukative që ndihmojnë në zhvillimin e tyre personal dhe profesional./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori