Ish-Zonja e Parë e ShBA-së, Eleonor Ruzvelt, qartësoi se: “Një udhëheqës i mirë i frymëzon njerëzit që të kenë besim te lideri; një lider i madh i frymëzon njerëzit që të kanë besim në vetvete”. Në shumë debate publike, kur flitet për dështimet tona në histori dhe në tranzicionin e vështirë të vendit tonë, aq më tepër për mangësitë/ dështimet e theksuara në kulturën shtetformuese, disa prej opinionistëve me pak cinizëm konkludojnë se Shqipëria nuk bëhet. Shqipëria nuk ka nevojë të ndryshojë liderët, por të ndryshojë/spostojë popullin e saj. Një analizë e thjeshtë krahasuese e rasteve të suksesshme/dështuara në historinë shekullore të kombeve të ndryshëm, hedh poshtë këtë këndvështrim pesimist. I njëjti komb në shekuj që është qeverisur nga liderë të ndryshëm ka arritje ose dështime të liderëve të tij. Bëhet e qartë se transformimet më të mëdha, por edhe dështimet më të rënda, u takojnë liderëve politikë dhe jo popujve të tyre. E njëjta gjë është e vërtetë në historinë e vendit tonë, kur analizojmë pavarësinë, çlirimin e vendit, fillimin e tranzicionit, si edhe kur analizojmë dështimet e rënda gjatë këtij tranzicioni. Në historinë tonë shtetformuese, ende na mungojnë liderët transformues në çdo nivel të zhvillimeve shoqërore dhe politike.
Liderët transformues frymëzojnë dhe motivojnë ndjekësit e tyre për t’i kapërcyer interesat vetjake për të mirën e shoqërisë dhe janë në gjendje të kenë një ndikim të thellë dhe të jashtëzakonshëm te ndjekësit. Disa nga cilësitë kryesore të një lideri transformues janë: Karizma – liderët transformues shërbejnë si modele të rolit për ndjekësit e tyre. Ata admirohen dhe respektohen dhe ndjekësit, duan t’i imitojnë ata. Motivimi frymëzues – liderët transformues motivojnë dhe frymëzojnë ndjekësit e tyre, duke u ofruar kuptimin e sfidave. Stimulim intelektual – liderët transformues nxisin ndjekësit e tyre të jenë inovativë dhe krijues. Ata i sfidojnë ndjekësit e tyre të mendojnë vetë dhe të mos jenë gjithmonë dakord me ta. Përkushtim i individualizuar: liderët transformues u kushtojnë vëmendje të veçantë nevojave të secilit ndjekës për arritje dhe veprojnë si mentorë ose trajnerë për ndjekësit.
Liderët më të suksesshëm dhe arritjet e tyre vlerësohen:
– Nelson Mandela: Një revolucionar antiaparteidist, filantrop dhe udhëheqës politik afrikano-jugor, që shërbeu si president i Afrikës së Jugut. Ai ka fituar Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij në përfundimin e aparteidit.
– Martin Luther King Jr: Një aktivist, i cili u bë zëdhënësi dhe udhëheqësi më i dukshëm në lëvizjen e të drejtave civile nga viti 1955 deri në vrasjen e tij në 1968. Ai ka fituar Çmimin Nobel për Paqe për promovimin e mosdhunës për të drejtat civile.
– Mahatma Gandhi: Një jurist indian, antikolonialist dhe etik, i cili përdori rezistencën e paqes për të udhëhequr fushatën e suksesshme për pavarësinë e Indisë nga sundimi britanik dhe më vonë frymëzoi lëvizje për të drejta civile dhe liri në mbarë botën.
– Bill Gates: Një bashkëthemelues i “Microsoft”, një filantrop dhe një nga njerëzit më të pasur në botë. Gates kur shpiku “Microsoft”-in deklaroi se me të do të ndryshojë botën. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kompjuterëve personalë. “Bill & Melinda Gates” është një nga fondacionet më të mëdha private bamirëse në botë.
– Steve Jobs: Një bashkëthemelues i “Apple”, një inovator dhe një sipërmarrës, i cili revolucionarizoi industrinë e teknologjisë me produktet e tij ikonike si “iPhone”, “iPad” dhe “MacBook”.
Këta kanë arritur shumë gjëra të mëdha dhe kanë lënë një ndikim të qëndrueshëm në botë. Sot studiuesit e shkencave politike identifikojnë se çfarë kërkojnë popujt nga liderët e tyre.
Çfarë e bën një udhëheqës të mirë?
Sipas një sondazhi të Gallup-it, në 52 vende në botë ku përfshihet edhe Shqipëria, të qenit një udhëheqës i mirë është i rrënjosur në angazhimin e tyre në plotësimin e nevojave të atyre që i ndjekin. Të dhënat tregojnë se ndjekësit kanë prioritet shpresën me rreth 56%; besimin rreth 33 për qind; dhembshurinë rreth 6.6 për qind dhe stabilitetin rreth 3.4 për qind. Ndjekësit kërkojnë shpresë dhe besim në masën 89 për qind. Konkludohet se kur udhëheqësit plotësojnë këto nevoja, kjo mund të çojë në më pak vuajtje dhe më shumë mirëqenie. Por, ne aktualisht jo vetëm që na mungojnë liderët transformues, ne përballemi me liderë të prekur jo lehtë nga arroganca.
Sipas studiuesve, këta liderë nuk e kuptojnë se arroganca i bën më të trashë se sa duhet të jenë dhe përulësia më e madhe është zgjidhja. Siç theksoi Adam Grant: “Të qenit i talentuar intelektualisht, nuk të mbron nga arroganca. Për ironi, ajo tenton t’ju bëjë më të prekshëm ndaj saj”. Prandaj, nuk mund të kemi garanci për një demokraci efektive, tek liderët që vetëdeklarohen se janë intelektualisht shumë më lartë në distancën intelektuale dhe shumë më larg në distancën fizike nga ndjekësit e tyre. Duke qenë liderë arrogantë, ata mendojnë se e dinë përgjigjen e duhur për gjithçka. Arroganca i bënë ata të mos angazhohen sa duhen për të ditur atë që nuk dimë.
“Të mos njohësh shtrirjen e injorancës tënde është pjesë e gjendjes njerëzore”, thekson psikologu David Dunning, i cili është i famshëm për studimin e marrëzisë. Prandaj, liderët duhet të ndihmohen të kuptojnë nivelin e arrogancës dhe injorancës së tyre. Liderëve u rekomandohet që për të rritur impaktin e tyre pozitiv, mund të aplikojnë rregullin e 10 përqindëshit të prof. Grant, ku ata këshillohen: “Të jeni dhjetë për qind më skeptikë ndaj njerëzve me të cilët jeni dakord dhe dhjetë për qind më përulës me njerëzit me të cilët nuk jeni dakord”. Grant thekson se kur liderët marrin vendime dritëshkurtra, ata dështojnë të marrin parasysh informacionet thelbësore, ose përsërisin verbërisht gabimet e së kaluarës, çfarë i shtyn drejt këtij lloj marrëzie? Rrënja e problemit është arroganca. “Sa më i shkëlqyer të jeni, aq më keq jeni në njohjen e kufizimeve tuaja”, ka thënë Grant.
Ajo që i bën liderët më budallenj se sa duhet të jenë është se mendojnë se janë më të zgjuar se sa janë në të vërtetë. Charlie Munger, bashkaksioneri i kompanisë së Warren Buffetit ka thënë: “Është e jashtëzakonshme se sa shumë avantazhe afatgjata kanë marrë njerëzit si ne duke u përpjekur të mos jenë vazhdimisht budallenj, në vend që të përpiqen të jenë shumë inteligjentë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës