LAJMI I FUNDIT:

Shmangni gabimet më të zakonshme, gjërat që nuk duhet t’i vendosni kurrë në mikrovalë

Shmangni gabimet më të zakonshme, gjërat që nuk duhet t’i vendosni kurrë në mikrovalë

Një furrë me mikrovalë është një pajisje e shkëlqyer për ringrohjen e shpejtë të ushqimit dhe mund të përdoret gjithashtu për të përgatitur disa vakte të plota.

Megjithatë, ka gjëra që nuk duhet t’i vendosni kurrë në mikrovalë, pasi ato mund të çlirojnë toksina, të shkrihen apo edhe të shpërthejnë.

Edhe pse shumë njerëz nuk mendojnë për këtë, materialet që zgjidhni mund të dëmtojnë seriozisht mikrovalën tuaj.


Këto janë artikuj dhe ushqime që nuk duhen futur kurrë në mikrovalë.

Ambalazhim stiropor

Paketimi me stiropor, i cili përdoret shpesh për shpërndarjen e ushqimit, nuk është i përshtatshëm për mikrovalë.

Ky paketim është një lloj plastike dhe kur nxehet, plastika lëshon substanca të dëmshme që nuk janë të sigurta për shëndetin. Prandaj, gjithmonë transferoni ushqimin në një enë të përshtatshme përpara se ta vendosni në mikrovalë.

Letër alumini

Ky është ndoshta rregulli më i njohur, por nuk është kurrë keq ta përsërisni atë. Asnjëherë nuk duhet të vendosni letër alumini në mikrovalë. Kjo mund të shkaktojë shkëndija dhe zjarr. Kështu që gjithmonë kontrolloni që folia të hiqet përpara se të ngrohni ushqimin.

Vezë të ziera

Kur vendosni ushqime për të ngrohur në mikrovalë, duhet të bëni kujdes me vezët e ziera.

Qofshin me lëvozhga apo të qëruara, vezët e ngrohura në mikrovalë lëshojnë avull. Avulli nuk mund të shpëtojë nga e bardha e vezës, kështu që rritet presioni. Kur preni vezën, avulli lëshohet menjëherë. Shpërthimi i avullit mund t’ju djegë.

Si ta ngrohni: Pritini vezën në katër copa, përpara se ta ngrohni në mikrovalë.

Nëse keni pak minuta, hidheni në një filxhan me ujë të nxehtë dhe lëreni të qëndrojë për 3 deri në 5 minuta.

Mish të përpunuar

Proshuta, virshllet, mishi i drekës dhe salsiçet duhet të gatuhen në furrë, jo në mikrovalë.

Ngrohja e këtyre produkteve çon në formimin e produkteve të oksidimit të kolesterolit (COP).

Këto produkte më pas janë të lidhura me sëmundjet koronare të zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se kjo gjithashtu mund të lidhet me inflamacionin, grumbullimin e pllakave në arterie dhe më çrregullime shëndetësore.

Në trend Stil

Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Në këtë shtet evropian femrat kanë gjoksin më të madh në botë!

Në këtë shtet evropian femrat kanë gjoksin më të madh në botë!

Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Kalo në kategori